LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i arrestimit të nënës në Shkodër! Në Shqipëri i burgosin, po ç'ndodh me lehonat në botë? (RASTET)

Shteti ende nuk ka reaguar për këtë skandal i cili ka ndarë një nënë me një fëmijë vetëm 8 ditësh. Po si trajtohet ky rast nëpër botë?

15 Mars 2023, 19:02 Nga A.B
Skandali i arrestimit të nënës në Shkodër! Në
Foto ilustruese

TIRANË- Prej dy ditësh opinioni publik është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Drisht të Shkodrës. Atje u vu në pranga 27-vjeçarja Diana Bahçja e cila u bë nënë për herë të dytë në 25 shkurt. Teksa ishte duke u kujdesur për fëmijën në djep, tetë ditë pasi e solli në jetë, në banesën e bashkëshortit të saj, Nazmiut, mbërrin një vendim gjykate, i cili e dënonte nënën lehonë me 1 muaj e 20 ditë burg. Ajo tani ndodhet pas hekurave e është bashkëshorti i saj i cili bën apel për lirimin e saj, madje kërkoi edhe që të futej ai në vend të saj.

Shteti ende nuk ka reaguar për këtë skandal i cili ka ndarë një nënë me një fëmijë vetëm 8 ditësh. Po si trajtohet ky rast nëpër botë?

Dosja.al ju sjell disa shembuj të mënyrës sesi trajtohet nëna e cila sapo ka sjellë në jetë një foshnje. 

Rasti i një nëne në Britani- Gruaja tregon se lindi fëmijën brenda burgut, mirëpo për shkak të gjendje së saj, e lejuan të shkonte në shtëpi, aty ku do vijonte dënimin. 

'Kur djali im i porsalindur u vendos në krahët e mi, duhet të ishte momenti më i lumtur i jetës sime. Por gjithçka që mund të bëja ishte të qaja. Nuk e kisha idenë se çfarë do të ndodhte me ne, apo sa kohë do të kisha me të. Kisha frikë se do të ma merrte. Për shkak se rojet e burgut ishin ulur aty, u ndjeva shumë në siklet të përpiqesha të ushqehesha me gji. Mamaja ime u lejua të qëndronte me mua vetëm për një orë dhe më pas më shoqëruan përsëri në burg, duke mbajtur fëmijën tim të vogël në një karrige makine.

Brenda 24 orëve nga lindja, unë u mbylla në një qeli vetëm me të porsalindurin në një njësi nënë dhe foshnje. Askush nuk kishte komunikuar me mua se çfarë do të ndodhte me ne, sa kohë do të ishim atje ose nëse do të mund të shkonim në shtëpi. Kisha frikë se dikush do ta merrte nga unë. Ditët e para të jetës së foshnjës sime nuk duhet të kishin qenë kështu. Ndjenja e fajit më pushtoi dhe është një ndjenjë që ende nuk e lëkund dot deri më sot.

Shëndeti im mendor u përkeqësua keq në njësinë e nënës dhe foshnjës dhe pas një jave më lejuan të shkoja në shtëpi me kusht, me një shtetrrethim elektronik. U lehtësova shumë që u ktheva në shtëpi dhe pata mbështetjen e familjes sime.'- thotë gruaja. 

Rasti i dytë- Rebecca Figueroa u arrestua dy muaj pas shtatzënisë. Ajo nuk u shqetësua sepse nuk ishte fajtore. Por shtatë muaj më vonë, ajo ishte ende në burg dhe krejtësisht e papërgatitur për një shtatzëni me rrezik të lartë, lindjen e fëmijëve në kufizime dhe frikën e vazhdueshme për të humbur vajzën e saj. Mirëpo ajo e lindi vajzën, madje kishte edhe kujdesin e duhur në burg. 

                                      RREGULLAT NË BURGJET BRITANIKE:

Si është përkujdesja ndaj nënave në burg?

-Gratë që lindin në burg mund ta mbajnë fëmijën e tyre për 18 muajt e parë.

-Një e burgosur me një fëmijë nën 18 muaj mund të aplikojë për të marrë fëmijën në burg me vete.

-Shërbimet Sociale rregullojnë që fëmijët mbi 18 muaj të kenë përkujdesjen e duhur.

Aplikimi për një vend në njësinë e nënës dhe foshnjës

I burgosuri mund të aplikojë për një vend në njësinë e nënës dhe foshnjës kur të hyjë në burg.

- Një bord pranues do të vendosë nëse është gjëja më e mirë për fëmijën.
- Nëse nuk ka vende në burg ku nëna shkon fillimisht, mund t'i ofrohet një vend në një njësi tjetër.
 -Nëse nuk ka hapësira në asnjë njësi, duhet të merren masa që fëmija të kujdeset jashtë burgut.
 -Nëse nënës i refuzohet një vend, ata mund të apelojnë - burgu do të shpjegojë se si.
 -Planet e ndarjes bëhen kur nëna hyn në burg nëse fëmija do të mbushë 18 muaj para se të përfundojë dënimi.

rasti i diana bahcjas

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci