LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me TIMS, si mbylli sytë AKSHi para rastit të Ervin Muçës

Emri i tij është një prej atyre që do të thirren si dëshmitarë "kyç" në Komisionin Hetimor. Edhe pse ka pasur akses ndër të dhënat më të rëndësishme në vend, për shkaqet që nuk dihen, ai nuk ishte pajisur kurrë me një certifikatë sigurie, kriter për një punonjës që merret me të dhëna që konsiderohen "tepër sekret".

22 Prill 2024, 13:53 Nga N.F
Skandali me TIMS, si mbylli sytë AKSHi para rastit të Ervin
Ervin Muça

TIRANË- Ervin Muça është kthyer në personin që mund t'i japë zgjidhje çështjes të rrjedhjes të të dhënave të sistemit TIMS por jo vetëm. Emri i tij është një prej atyre që do të thirren si dëshmitarë "kyç" në Komisionin Hetimor. Edhe pse ka pasur akses ndër të dhënat më të rëndësishme në vend, për shkaqet që nuk dihen, ai nuk ishte pajisur kurrë me një certifikatë sigurie, kriter për një punonjës që merret me të dhëna që konsiderohen "tepër sekret". Lidhur me mungesën e dokumentit të rëndësishëm, Muça pretendon se nuk e ka pasur të nevojshëm. 

"Unë jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit më datë 25 qershor 2023. Ajo që dua të theksoj është që nuk kam qenë asnjëherë i punësuar në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye nuk jam i pajisur me certifikatë sigurie,"-rrëfente ai. 

Mungesën e këtij dokumenti të rëndësishëm e ka konfirmuar edhe nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), që që shkruante: Ervin Muça nuk është i pajisur me CSP (certifikatë të sigurisë së personelit) dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë kërkesë për konfirmim të vlefshmërisë. Këtë deklaratë e japin pa të keq, sikur nuk janë në shkelje me ligjet dhe sikur nuk kanë lënë një person të panjohur, që na del me përfshirje me krimin edhe në Itali, të kontrollojë çdo të dhënë që ia ka ënda. 

Për të njëjtin person, deputeti demokrat Asllan Dogjani, në një mbledhje të Komisionit Hetimor tha se ka informacione se Ervin Muça, në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro. Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna. E gjithë historia është mbyllur me kaq, kur në fakt çështja duhet të kthehej në një skandal nga vetë AKSHI. 

"Në kohën që ka qenë te AKSHI, paska një kallëzim nga punonjësi i tij, që paska ndërhyrë nëpërmjet një punonjësi të transferojë 1 milion euro një kompanie Soft–Solution dhe e ka kap shefja e thesarit dhe kur ka pyetur këtë punonjësin, ky ka thënë unë nuk di gjë. Atëherë ka bërë kallëzim punonjësi dhe është larguar nga puna,”-tha ndër të tjera Dogjani në fjalën e tij.

Por nuk kishte si të ndodhte, pasi kompania që kishte marrë paratë, tek e cila Muça akuzohet se është treguar shumë "bamirës" është në emër të Ermal Beqirit, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të IT-së nga AKSHI. Po i njëjti person, Ermal Beqiri, ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë Horizon, një shoqëri me pronësi në Qipro, e cila është përfituese e disa kontratave publike në Teknologjinë e Informacionit. Ndërsa vetëm me kompaninë e tij ka përfituar mbi 18 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit për tenderat e fituar kryesisht nga AKSHI. Nga këto, 1 milionë i ka pasur falë Muçës, me të cilin nuk dihet se çfarë e lidh.

Kallzimi është harruar, e po ashtu edhe paratë. Ndërsa të dhënat morën dhenë. Megjithatë deri tani të gjithë kanë zgjedhur heshtjen duke tentuar që të minimizojnë skandalin. Askush nuk përgjigjet sesi është futur ky person në të gjitha këto institucione pa një certifikatë sigurie? Si ka mundur? A mban kush përgjegjësi? Përveç të dhënave të TIMS dhe skandalit me transferimin e parave; ky person dyshohet se ka gisht edhe tek "rrjedhja" e të dhënave të targave. Për këto do mbajë ndonjë institucion përgjegjësi? AKSHI vetë? Deri më tani nuk ka asnjë reagim, por drejtoresha Mirlinda Karçanaj është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku patjetër duhet të japë llogari edhe për këtë skandal, që nuk kanë si ta minimizojnë./ZËRI

ervin muça tims

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj