Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. Skandali i Onkologjikut u hetua nga Prokuroria e Tiranës, por dosja më pas i kaloi SPAK-ut.

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në lidhj me skandalin te Onkologjiku ndërsa GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit. Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut kërkuan që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. Skandali i Onkologjikut u hetua nga Prokuroria e Tiranës, por dosja më pas i kaloi SPAK-ut.
Vendimi i GJKKO-së:
Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”
Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.
Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.
Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Skandali te Onkologjiku
Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
Edmond Gashi mbërrin në GJKKO TIRANA- Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u&...
pamje nga vendngjarja LEZHË- Një vatër zjarri e re ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë në njësinë Balld...
Kunata dhe nëna MALIQ- Nëna e Marsel Baçit, 26-vjeçarit i cili u arrestua me akuzën se ka përdhunuar dhe përdorte p&...
foto ilustruese EGJE- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar ditën e sotme se anija shqiptare e patrullimit Oriku ka shpëtuar një...
administrata tatimore TIRANË- Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojn&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Pasaporta e Singaporit është emëruar si dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit në botë në...
fotot ilustruese TIRANË- 11 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, dhe 7 të tjerë janë p...
Foto ilustruese TIRANA- Operatorët turistikë që do të kërkojnë certifikime për aktivitetet e turizmit detar fillimisht d...
fotot ilustruese KSAMIL- Droni edukues ka zbarkuar në terren, ku sipas policisë janë ushtruar monitorime përgjatë vijave bregdetar...
fotot ilustruese BULQIZË- Si rezultat i veprimeve të thelluara, profesionale dhe hetimore, është bërë i mundur identifik...