Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një nga mjeket, Alketa Pere dha një për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime.
TIRANË- Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Një nga mjeket, Alketa Pere dha një për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Pere u shfaq e revoltuar me gazetarët në nisje të deklaratës, pasi ishte shqetësuar më shumë për fotot " e shtrembëruara" të publikuara në media, sesa për skandalin që bëri bujë.
"Unë do të prononcohem pas. Unë jam komplet e pafajshme, do të prononcohem më pas dhe do të sqarohet gjithçka. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, sepse më keni shtrembëruar fotot, më keni nxjerrë fotot me sytë, kështu e ashtu.", u shpreh mjekja.
Ajo tha se nuk ka çuar asnjëherë asnjë pacient tek spitalet private, ndërsa shtoi se gjitha këto spitale duhet të hetohen.
"Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.", u shpreh ajo.
Skandali te Onkologjiku
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
foto ilustruese SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Krane, ku një inspektor policie ka hum...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Dy turistëve francezë kishin mbetur në mesnatë në fshatin Tivar të Përmetit ...
foto nga arrestimi ELBASAN- Një 29-vjeçare në Elbasan ka denoncuar bashkëshortin e saj 27-vjeçar në proces divorci p&eum...
protesta te bashkia TIRANË- Ditën e nesërme do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit p...
foto ilustruese GJERMANI- Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çud...
pamje nga lezha LEZHË- Mëngjesin e sotëm Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat ...
Foto ilustruese POGRADEC- Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", një automjet është për...
makina BERAT- Një makinë tip ‘Skoda’ është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër,mbr...
foto ilustruese TIRANË- Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqë...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2000, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, 46.5 lekë ishin nga fin...