LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema e mashtrimit me Call Center/ Zhvatën 5 mln euro, hiqeshin si italianë, belgë e britanikë (VIDEO)

SPAK thekson në dosje se “operatorët e Call Centerave kishin komisione të shkëlqyera të cilat i lejonin të merrnin të ardhura shumë të mira se pagat mesatare mujore që aplikohen në Shqipëri”.

15 Gusht 2023, 20:50 Nga m.s
Skema e mashtrimit me Call Center/ Zhvatën 5 mln euro, hiqeshin si
foto ilustruese

Milionat e eurove të zhvatura qytetarëve europianë përmes call centerave pastrohen në Shqipëri. Në një raport zyrtar të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave, thuhet se pas drogës dhe precedentëve të mëparshëm kriminale, që mbajnë vendin e parë dhe të dytë; aktiviteti i mashtrimit kompjuterik nga grupet kriminale zë vendin e 3 si burim të ardhurash të paligjshme.

Por mënyra se si kryhen transaksionet e parave mbetet ende e vështirë për tu zbuluar, përderisa hetimi më i fundit pranon se transaksionet zhduken përmes portofolëve bitcoin. Vështirësia e hetimit pranohet edhe nga njëri prej prokurorëve të SPAK, që ju përgjigj pyetjes së TCH gjatë një konference italo-shqiptare.

“Paratë mund të gjurmohen deri në një farë vendi dhe më pas kthehen në kriptomonedha në llogari të papërcaktuara”, tha Eneid Nakuci.

Të dyshuar se zhvatën gati 5 milionë euro, të dyshuarit po përballen me akuzat e SPAK që i dyshon grup të strukturuar kriminal dhe mashtrim kompjuterik, teksa ata punonin nën rregulla të forta, ku parashikohej edhe heqja e shpërblimit nga 50 euro deri në 1 mijën euro nëse nuk garantonin një depozitë prej 30 mijë euro në muaj.

Gara midis operatorëve nuk kryej për shkak të pagës prej 1500 eurove në muaj, e për shkak të performancës që duhet të kishin por për shkak të bonusit që paguhej për çdo mashtrim që ata kryenin.

Grupi përmes call center ka mashtruar një listë të gjatë shtetasish Italianë dhe sipas dosjes që Top Channel. rezulton se hetimet nisen nga partnerët pas denoncimit të 83-vjeçarit Alfredo Buenco, i cili investoi 700 mijë euro në Amazonë.

I moshuari u kontaktua nga operatorë financiarë të prezantuar si Bruno Lezama, Silvi Nelson, Oliver Perru, Simon de Stanis dhe Jasemin Ferreti, që të gjithë shqiptarë që punonin në Call Center në zonën Laprakës.

Agjensia nacionale e krimeve në Britani i ka kthyer përgjigje drejtësisë italiane që sakaq kishte ngritur skuadër të përbashkët me SPAK për numrat që rezultonin dixhitalë dhe ndërkohë po fusnin dhjetëra qytetarë të tjerë në kurth.

Call Centeri administrohej nga një grua e identifikuar si Elisa Caci, ndërkohë që përgjimet ekspozojnë edhe Gilberto Pushanin që konsiderohet si shefi.

Në dokumentet e sekuestruara dhe këqyrjet e kompjuterave, vërehet se punonjësit ishin ndarë në 5 grupime patriots, turbo, discover, devils dhe avengers, ku secili ka role specifike.

SPAK thekson në dosje se “operatorët e Call Centerave kishin komisione të shkëlqyera të cilat i lejonin të merrnin të ardhura shumë të mira se pagat mesatare mujore që aplikohen në Shqipëri”.

Por megjithatë ata punonin me kushtin për të siguruar 60 klientë brenda 15 javëve në mënyrë që të mos rrezikonin vendin e punës. /Top Channel

call centera shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj