17 Shtator 2024, 15:05
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Policia i ka bërë thirrje qytetarëve ditën e sotme që të kenë kujdes në përdorimin e aplikacionit “PLINKO”. Sipas policisë ky aplikacion reklamon lojëra online ku përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.
Kjo skemë sipas policisë është për marrjen e të dhënave të llogarive bankare. Apelohet për prindërit që të tregojnë kujdes me fëmijët, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund të tërhiqen para nga llogaria e tyre.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”
Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.
Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.
Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.
Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.
MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!
MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!
plinko
Aktualitet
17 Shtator 2024, 14:52
S.B
Kristjan Tozaj
GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar ka vënë në alarm autoritetet greke pasi rezulton i zhdukur që prej dat&eu...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 14:29
M.B
Ramazan Rraja
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për personat e dyshuar të përfshirë në at...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 14:17
M.B
Plaurent Dervishaj
TIRANA- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi "arrestin me burg" për Plaurent Dervishajn, duke rrëzuar kërkes...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 14:05
M.B
Anterio Kaloshi
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën për daljen nga regjimi i posaçëm 41 biss të të ...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 14:05
S.B
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur së fundmi në Itali. Mësohet se një 46-vje&cce...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 13:45
r.ll
pamje nga pritja e gjeneralit
TIRANË- Gjenerali amerikan Christopher Cavoli ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë n...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 13:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar nga mediat italiane për shitjen e diplomave false në ...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 13:21
r.ll
rexhe byberi
TROPOJË- Zyra Islamaj do të jetë kryetarja e re e komanduar e bashkisë së Tropojës. Rexhë Byberi ia ka del...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 12:30
Foto ilustruese
TIRANA- Një 19-vjeçare në Tiranë, e cila mbeti e bllokuar brenda banesës së përfshirë nga fl...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 12:30
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Shkodër. Mësoh...