LIVE UPDATES
Aktualitet

Skenare me pentito/ “Çapaçuli” përfshiu 4 emra që i dha Dumani në atentatet e Durrësit, më pas u tërhoq: Talo Çela s’kishte lidhje

Alla përjashtoi si pjesëmarrës në katër vrasjet të nominuarit kryesor të tij, Talo Çelën, e duke vijuar më pas me Altin Ndocin, Besjan Xhixhën dhe Enver Divën. I penduari i prokurorisë, pranoi se ka gënjyer përpara prokurorëve të SPAK, duke përfshirë katër emra të tjerë, si autorë të vrasjeve në Durrës.

11 Maj 2023, 18:08 Nga F.M
Skenare me pentito/ “Çapaçuli” përfshiu 4 emra
Klevis Alla

TIRANË- Rrëfimi ndryshe në gjykatë i Klevis Allës, i cili është ndër personat e parë të shpallur bashkëpunëtorë të SPAK dhe që tashmë gëzon statusin e të penduarit, ka sjellë jo pak probleme proçeduriale për prokurorinë, por dhe vetë pozitën e besueshmërisë së dëshmitarëve. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se në seancën gjyqësore të dy ditëve më parë, e cila u zhvillua lidhur me ngjarjen e vrasjes së dy vëllezërve Haxhiaj në Durrës dhe dy personave të tjerë Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza, i penduari Klevis Alla, përjashtoi nga pjesëmarja në vrasje, katër të pandehurit e këtij procesi për të cilët SPAK ka ngrituar akuza të rënda.

Sipas Qynos, Alla, përjashtoi si pjesëmarrës në katër vrasjet të nominuarit kryesor të tij, Talo Çelën, e duke vijuar më pas me Altin Ndocin, Besjan Xhixhën dhe Enver Divën. I penduari i prokurorisë, pranoi se ka gënjyer përpara prokurorëve të SPAK, duke përfshirë katër emra të tjerë, si autorë të vrasjeve në Durrës.

Mospjesëmarrja e Talo Çelës, Altin Ndocit, Besjan Xhixhës dhe Enver Divës, në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias, provohet jo vetëm nga dëshmia e Klevis Allës, por edhe në dëshmitë që kanë pohuar vetë protagonistët Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj. Por, kjo gjë ka vërtetuar gjithashtu se Klevis Alla, para se të arrestohej nga policia e Durrësit është mësuar se çfarë duhet të tregonte në polici, rreth bashkëpunëtorëve të tij në vrasje. Personi i fundit që Alla ka takuar vetëm pak minuta para se të arrestohej nga policia ka qënë pikërisht Nuredin Dumani.

Alla shprehet se kur është telefonuar nga punonjësi i policisë së zonës, për tu paraqitur në polici, ai kishte takuar Nuredin Dumanin dhe kanë biseduar së bashku.

“Ka mjaft indicie të forta se Dumani që sot gëzon statusin e bashkëpuntorit të prokurorisë SPAK, është njeriu që ka krijuar skenarin për implikimin në vrasjen e katërfishtë të hasmit të tij Talo Çela, Enver Diva, Besjan Xhixha dhe Altin Ndoci. Qëllimi i Dumanit, ka qënë i qartë. Nxjerja e kundërshtarëve të tij në një front të ri luftimi, duke pasur përballë organet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë. Dhe skenarin e ka vënë në zbatim përmes Klevis Allës, të cilit për shkak të moshës së vogël i thërrisnin “Çapaçul”. Në muajin maj 2020, Dumani ishte vënë në dijeni për identifikimin nga policia të Klevis Allës si pjesëmarës në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj. Përmes kërcënimeve dhe premtimeve se do e ndihmonte, Nuredin Dumani, në takimin e fundit që ka pasur me Allën, ka orientuar këtë të fundit lidhur me 4 emrat që duhet të tregonte në polici. Talo Çela, Altin Ndoci, janë kundërshtarë të betuar të Nuredin Dumanit dhe kanë qënë në listën e tij për tu ekzekutuar. Problemet ndaj këtyre dy personave nisën menjëherë pas dëshmisë së dhënë 3 vite më parë nga Klevis Alla. Alla, është orientuar nga Nuredin Dumani dhe ky i fundit nga persona të tjerë në Elbasan, me të cilët bashkëpuntonte dhe bënte plane për vrasje me pagesë,”- shkruhet ndër të tjera në shkrim.

Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”. Të njëjtën gjë dëshmon edhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën, Besjan Xhixhën, Enver Divën dhe Altin Ndocin. Sipas Dumanit, në vrasjen Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë të kryer në datën 2 mars 2020, janë të përfshirë Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla dhe Asllan Plaku.

klevis alla nuredin dumani talo cela

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj