LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sot e kam gjallë”/ 11-vjeçari kërcënohet e dhunohet nga shokët, videoja përfundon në TikTok

Mamaja denoncuese e 11-vjeçarit deklaron se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.

17 Dhjetor 2024, 21:17 Nga E. D
“Sot e kam gjallë”/ 11-vjeçari kërcënohet e
foto nga emisioni

TIRANË- Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunën masive që i është bërë djalit më 11 mars 2024 jashtë oborrit të shkollës 9 vjecare “Gjon Buzuku” nga 7 persona 12, 14 dhe 17 vjeç. Agresorët e kanë filmuar dhe e kanë nxjerrë live në TikTok aktin e tyre. Dhuna u denoncua në polici, në komisariatin numër 4 dhe me incidentin u mor Pajtim Canka, por ngjarja u mbyll pa u marrë provat e duhura.

Mamaja denoncuese e 11-vjeçarit deklaron se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.

Në komisariatin numër 4 “Stop” takon personin që u mor me ngjarjen, Pajtim Canka.

Polici Pajtim Canka: Kam bërë veprimet e para unë, i kam dhënë vendimin mjeko-ligjor…

Gazetari: Mbas 10 ditësh?!

Polici Pajtim Canka: Vendimin mjeko-ligjor?

Gazetari: Po, po..!

Polici Pajtim Canka:  S’ka shanse!

Djali është rikthyer në shkollë dhe pas këtyre ditëve është dërguar te eksperti që i ka kërkuar një letër nga policia. Letra i është dorëzuar.

Pajtim Canka shmanget duke thënë se çështjen e mori më vonë një kolegu i tij.

Polici Pajtim Canka: Më pas kam marrë kallëzimin, ia kam dhënë kolegut që ai tashmë nuk është këtu, që ka zonën që ka ndodhur ngjarja…

Gazetari: Po kush është ky koleg…? Ku ka shkuar? Ku punon? Ka emër, mbiemër…?

Polici Pajtim Canka: Tani, më tepër jo për tëëë…,s’ka asnjë problem, për më tepër mund të japim një numër shkrese, që është nisur numër protokolli, por më mirë drejtohuni zyrtarisht! Tani, unë kam bërë këto veprime, meqë të sqarova…nëëë… për dinamikë të ngjarjes, të hetimit, i ka vazhduar veprimet kolegu, që ka pas zonën…

Gazetari: Atje tek dosja, që e pe, a janë referuar videot e dhunës në Prokurorinë e Tiranës?

Polici Pajtim Canka: Jooo, unë pashë veprimet e mia, pashë kallëzimin, pashë vendimin mjeko-ligjor…

Gazetari: Vendimin mjeko-ligjor mos e përmend se e ke bërë pas 10 ditësh..!

Polici Pajtim Canka: Pashëëë dheee…

Prindërve u janë caktuar dy psikologë të cilët s’janë paraqitur në asnjë moment pranë 11-vjeçarit.

Me prova të cunguara, prokurorja e Tiranës Denisa Asko e pushoi çështjen dhe doli me vendimin e mosprocedimit penal.

Po kështu gjyqtarja Gilda Hoxha është pajtuar me vendimin e prokurores duke mbuluar dhunën skandaloze e të pashembullt ndaj një të mituri.

 “Nuk kërkoj asgjë më tepër se të merren masa konkrete për atë që është bërë dhe të parandalohet diçka që mund të ndodhë më pas. Sot e kam gjallë, falenderoj Zotin, por ndoshta s’do ta kisha, s’do të merrej drejtësi pasi unë ta kisha humbur djalin apo pasi ta humb? Nuk jam e qetë duke e ditur që persona problematikë kanë qenë edhe në lagje, edhe në shkollë persona problematikë. Në çdo moment, unë ndiej rrezikshmëri ndaj djali”, përmbyll nëna e 11-vjeçarit./tvklan.al

shkolla gjon buzuku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj