LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’punon sistemi”, qindra shqiptarë në radhë dyerve të Ambasadës Shqiptare në Paris

Shumica kishin udhëtuar shumë kilomentra për të qenë në orarin e vendosur nga ambasada dhe nuk mungonin as fëmijët e vegjël. Njëri pres qytetarëve pohon në video se janë më shumë se 180 shqiptarë që presin të marrin shërbim nga ambasada. Por nga punonjësit u është thënë shkurt që nuk punon sistemi dhe asnjë informacion më shumë.

17 Maj 2023, 21:14 Nga k.m.

“S’punon sistemi”, qindra shqiptarë në radhë

Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtetas shqiptarë që jetojnë në Francë. Ata shkuan në datën 9 maj 2023 në Ambasadën Shqiptare në Paris dhe kanë pritur gjithë ditën për të aplikuar për mjetet e identifikimit. Edhe pse kshin lënë orarë online u kanë thënë se “s’punon sistemi”. Nga video telefonatat e bëra nga gazetarët e Fiksit me shtetasit shqiptarë që ankoheshin, në ambientet e Ambasadës Shqiptarë në Paris shihen njërëz të shumtë që prisen në radhë dhe nuk marrin shërbim.

Shumica kishin udhëtuar shumë kilomentra për të qenë në orarin e vendosur nga ambasada dhe nuk mungonin as fëmijët e vegjël. Njëri pres qytetarëve pohon në video se janë më shumë se 180 shqiptarë që presin të marrin shërbim nga ambasada. Por nga punonjësit u është thënë shkurt që nuk punon sistemi dhe asnjë informacion më shumë.

Ata pohojnë se as nuk janë lajmëruar për anomalinë. Qytetari që u ankua në Fiks Fare pohoi se kishte udhëtuar tërë natën për të qenë prezent në ambasadë dhe kishte përshkruar 700 kilometra rrugë, e si përfundim nuk kishte marrë shërbim dhe asnjë informacion se kur mund të rifillonte punë sistemi. Fiksi telefonoi numrat e Ambasadës Shqiptare në Paris. Numri normal nuk hapet, por del sekretaria teksa thotë se duhet të paraqiteni në ambasadë në ditët e caktuar dhe orarin . Gazetarët telefonojnë edhe numrin e emergjencës së kësaj ambasade por që edhe këtu tel sekretaria.

Gazetarët lënë dhe një mesazh zanor ku kërkojnë të informohen mbi atë çka ka ndodhur. Fiks Fare i drejtohet edhe nëpërmjet postës elektronike Ambasadës Shqiptare në Paris, duke e pyetur për problemin.

Pas disa ditësh, ambasada pranon se sistemi i lëshimit të dokumenteve biometrikë ka pasur probleme të shumta në datën 9 maj. Madje, zyrtarë të ambasadës kanë pasur një letërkëmbim me firmën ALEAT, sipas këtij dokumenti që po shikoni. ALEAT pranon se sistemet e saj kanë qenë jashtë funksioni dhe do shpejtonin që ta rregullonin problemin.

Pas këtij informacioni Fiksi pyeti në Ministrinë e Jashtme në Shqipëri ku pohuan se problemi ka qenë i firmës ALEAT, që prodhon mjetet e identifikimit.

Të pyetur me anë të telefonit ALEAT pranon problemin që ka patur sistemi në dt 9 maj, por që ka qenë në të gjitha zyrat konsullore e ambasada jashtë dhe në gjithë Shqipërinë. Pyetjes se pse qytetarët nuk janë njoftuar për mos funksionimin e sistemit, punonjësja pohoi se ishte një një problem i momentit dhe se stafi i ALEAT punoi në kohë rekord për ta zgjidhur. Ndërkohë që qytetarët që u ankuan në Fiks Fare pohuan se sistemi nuk punoi gjithë ditën në dt 9 maj dhe se punonjësit e ambasadës nuk u dhanë asnjë garanci nëse sistemi do të punonte apo jo ditës tjetër. Në fund punonjësja e ALEAT pohon se sistemi është rregulluar dhe punon normalisht kështu që qytetarët duhet të kontaktojnë me ambasadat për të marr shërbim.

Pra ambasada dhe ALEAT e pranuan se ka pasur anomali. Por, çuditërisht asnjë shtetas shqiptar nuk është informuar, duke i detyruar të udhëtojnë qindra kilometra dhe të qendrojnë para dyerve të ambasadës për orë me radhë./TopChannel

ambasada shqiptare ne paris paris

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj