LIVE UPDATES
Aktualitet

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e belgëve, mbin një përbindësh 40 kate

Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate.

19 Gusht 2025, 12:20 Nga DOSJA
Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e
Foto

VLORË- Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një përbindësh me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare duke shtuar kulla pafundësisht.

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e

Projekti i ri me 10 kulla i stadiumit te Vlores

Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate.

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Qeveria ndryshon projektin e

Projekti fillestar i studios belge me 4 kulla

Korporata zbuloi se shtimi i kullave ka ardhur pas studimit të fizibilitetit që i është bërë projektit në terren.

"Për të financuar rindërtimin e stadiumit, kompleksi ekzistues sportiv do të zhvendoset pranë zonës ku ndodhej pishina olimpike. Hapësira e liruar do të përdoret për ndërtimin e Kullës së Flamurtarit, si dhe për dy kulla hoteliere dhe një kullë zyrash," tha Korporata në dokumentat e përditësuara të projektit.

Projekti

Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi projektmarrëveshjen për projektin “Rijetësimi i kompleksit sportiv “Flamurtari”, stadiumit, pallatit të sportit dhe zonës urbane përreth dhe dhënien e autorizimit kryetarit të bashkisë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Pas një debati prej më shumë se 2 orësh, Këshilli miratoi me 30 vota pro dhe vetëm 4 vota të opozitës kundër, projektvendimin, i cili i hap dritën jeshile projektit duke autorizuar Korporatën e Investimeve që të vazhdojë procedurat e tenderimit.

Rijetëzimi i Stadiumit Flamurtari parashikon një model të ngjashëm më atë të stadiumit Arena Kombëtare, por me më shumë kulla. Sipas modelit, privati, i cili do të shpallet fitues, do të ndërtojë një stadium me 12 mijë vende me paratë e tij. Po ashtu do të ndërtojë pallatin e sportit 6 mijë metër katrorë dhe një pishinë olimpike, të cilat i kalojnë shtetit.

Në këmbim privati do të ketë të drejtën të ndërtojë 140 mijë metër katrorë kulla për banim, zyra dhe hotele. Sipas dokumentave të procedurës, i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 170 milionë euro.

Loja me sipërfaqet

Në dokumentat e tenderit, Korporata e Investimeve thotë se gara do të fillojë me kriterin dysheme, sipas të cilit shteti duhet të përfitojë të paktën 45 për qind të sipërfaqes totale ndërtimore të projektit.

Por, ndonëse në pamje të parë, kjo duket një marrëveshje shumë fitimprurëse, kleçka qëndron se çfarë Korporata quan sipërfaqe. Pas pyetjeve të këshilltarëve të opozitës, një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, u bë e qartë se qeveria konsideron si 45 për qindëshin e pjesës publike, sipërfaqen e stadiumit, pallatit të sportit dhe pishinës.

Me pak fjalë shteti do të marrë rreth 30 mijë metër katrorë sipërfaqe stadiumi, 6 mijë metra të tjera sipërfaqe në Pallatin e Sportit dhe pjesën e pishinës olimpike, të cilat në total shkojnë 45 mijë e 100 metra katrorë.

Kurse kompania private do të marrë të gjithë sipërfaqen e kullave, të cilat shkojnë në rreth 140 mijë metra katrorë ndërtim. Me pak fjalë, modeli është identik me stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë, vetëm se në Vlorë do të ketë, jo një, por 10 kulla për privatin./ Kapitali.al

stadiumi i vlores


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj