LIVE UPDATES
Aktualitet

Studiuesja nga Akademia e Sllovenisë LETËR në mbështetje të 'Albanologjisë': Qeveria shqiptare të tërhiqet!

Në letrën e saj, ajo ka nënvizuar punën e jashtëzakonshme që ASA ka bërë gjatë këtyre viteve që ka funksionuar si strukturë e pavarur nga Akademia e SHkencave.

4 Qershor 2023, 16:49 Nga k.m.
Studiuesja nga Akademia e Sllovenisë LETËR në mbështetje
Foto ilustruese

TIRANË- Kërkuese shkencore në Shqipëri prej më shumë se një dekade, studiuesja Natasa Gregoric Bon nga Akademia së Shkencave dhe Arteve në Sllovenika shpjeguar në një letër të hapur se përse mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike është në dëm të shkencës shqiptare. Në letrën e saj, ajo ka nënvizuar punën e jashtëzakonshme që ASA ka bërë gjatë këtyre viteve që ka funksionuar si strukturë e pavarur nga Akademia e SHkencave.

"Shpërbërja e këtij institucioni nënkupton shpërbërjen e punës dhe përpjekjeve të tij në shkencat shoqërore dhe humane për më shumë se një dekadë, gjë që bëri të mundur praninë e studimeve shqiptare në qarqet akademike ndërkombëtare. Prandaj, unë e mbështes me gjithë zemër këtë institucion të rëndësishëm shqiptar dhe kolegët që janë pjesë e tij, hulumtimet dhe bashkëpunimi i të cilëve kanë qenë gjithmonë një referencë e rëndësishme, nëse jo vendimtare, për kërkimin tim në Shqipëri. I bëj thirrje qeverisë shqiptare që ta tërheqë mbrapsh këtë akt dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje më të mirë duke komunikuar me kolegët tanë studiues për ASA-n. Të dialogosh dhe të dëgjosh, janë vlera shumë të rëndësishme, veçanërisht në botën e sotme mjaft të trazuar. Për më tepër, historia na mëson se gjërat dhe njerëzit nuk mund të fshihen ose shpërbëhen brenda natës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne. Shpërbërja e ASA-së nënkupton jo vetëm shpërbërjen e një institucioni, por edhe të marrëdhënieve, vlerave dhe besimit, të cilat janë të nevojshme për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë,"-shkruan ajo ndër të tjera në letrën e saj.

Qeveria firmosi vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Sipas projektit të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha asetet, si pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij institucioni, i kalojnë në varësi, Akademisë e Shkencave. Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, sipas propozimit, duhet të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit deri 31 Dhjetor të vitit 2023. Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar. Akademia u formua nga bashkimi i katër Instituteve: i Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsi, Historisë dhe Kulturës. Gjithashtu janë dhe 2 njësi kërkimore, studimi i Artit dhe Enciklopedia Shqiptare.

Letra e plotë e studiueses Natasa Gregoric Bon:

Lajmi për shpërbërjen brenda natës të Akademisë së Studimeve Shqiptare (Akademia e Studimeve Albanilogjike, ASA) nga Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sporteve ishte një tronditje e madhe - jo vetëm për punonjësit e shumtë të Akademisë, por edhe për shumë akademikë shqiptarë dhe të huaj, si dhe për publikun e gjerë. Si një antropologe që kryen kërkime në Shqipëri për më shumë se dekadë, ASA Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, IAKSA, kanë luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tim kërkimor profesional dhe personal. Ashtu si shumë studiues të tjerë të huaj që bëjnë kërkime në studimet shqiptare, ne kemi shumë vite kërkime bashkëpunuese me ASA-n, disa prej të cilave kanë marrë formën e paneleve të konferencave ndërkombëtare, seminareve dhe botimeve. Ka shumë e shumë arsye pse ASA dhe IAKSA janë të rëndësishme si për qarqet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi. Sidomos në fushën e shkencave sociale dhe humane, ku kërkimet e tyre kontribuojnë shumë në njohjen e shoqërisë, kulturës dhe artit shqiptar në të shkuarën dhe të tashmen. Shpërbërja e këtij institucioni nënkupton shpërbërjen e punës dhe përpjekjeve të tij në shkencat shoqërore dhe humane për më shumë se një dekadë, gjë që bëri të mundur praninë e studimeve shqiptare në qarqet akademike ndërkombëtare. Prandaj, unë e mbështes me gjithë zemër këtë institucion të rëndësishëm shqiptar dhe kolegët që janë pjesë e tij, hulumtimet dhe bashkëpunimi i të cilëve kanë qenë gjithmonë një referencë e rëndësishme, nëse jo vendimtare, për kërkimin tim në Shqipëri. I bëj thirrje qeverisë shqiptare që ta tërheqë mbrapsh këtë akt dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje më të mirë duke komunikuar me kolegët tanë studiues për ASA-n. Të dialogosh dhe të dëgjosh, janë vlera shumë të rëndësishme, veçanërisht në botën e sotme mjaft të trazuar. Për më tepër, historia na mëson se gjërat dhe njerëzit nuk mund të fshihen ose shpërbëhen brenda natës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne. Shpërbërja e ASA-së nënkupton jo vetëm shpërbërjen e një institucioni, por edhe të marrëdhënieve, vlerave dhe besimit, të cilat janë të nevojshme për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.

natasa gregoric bon akademia së shkencave dhe arteve asa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj