I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon
11 Qershor, 10:59
VIDEO/ Berishës ...
Aktualitet
“Ta rrëzojmë qeverinë e korruptuar”/ Emigranti në protestë: Kam prerë biletën vetëm ardhje!
Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se emigrantët nuk mund të ngelen gjithmonë bankomat i prindërve.
11 Qershor 2026, 19:34Nga E.d
Pamje
TIRANË- Një emigrant në protestë ka deklaruar se ka prerë vetëm një biletë ardhje, pasi është i bindur se revolta qytetare do ta rrëzojë këtë qeveri. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se emigrantët nuk mund të ngelen gjithmonë bankomat i prindërve.
Ai theksoi se qeveria nuk i ka larë ende hesapet me studentët.
“Zemra mal, 12 ditë nuk keni reshtur. Përcjell mesazh për të gjithë emigrantët, ashtu siç unë jam i ikur prej kësaj politike. Kam prerë një biletë vetëm ardhje. Të gjithë bashkë-atdhetarët e mi, ejani këtu. Ejani na jepni një dorë ta hedhim këtë sistem, këtë qeveri të korruptuar, këtë kryeministër. Ejani emigrantë, nuk mund të rrimë larg vendit tonë. Nuk mund të ngelemi gjithmonë bankomat i prindërve tanë. Në datën 13 kemi thënë që është protesta e emigrantëve, ejani ju lutem, nuk ka më kohë.
Kjo protestë ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Kjo protestë dëshmoi qytetari e vlera. Kemi në shesh, fëmijë, gjyshër, nëna vajza, të gjithë shqiptarëve. Vetëm kjo frymë e rrëzon qeverinë, Ramën dhe shokun e tij Berishën. Ata janë shumë, por ne të gjithë bashkë jemi edhe më shumë. Ata nuk i kanë larë ende hesapet me studentët, por ne nuk harrojmë”, u shpreh ai./Dosja.al