Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale.
ELBASAN- Një pjesë e mirë e eurove të fituara nga Talo Çela përmes grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit” në prill 2019 dhe eurove të fituara nga seriali i vrasjeve Peqin-Elbasan, janë investuar nga familja e Talos në Tiranë dhe Sarandë, kryesisht në biznes dhe blerje apartamenti.
Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale.
Bisedat e zhvilluara në “Sky”, kanë zbuluar se shumat financiare Talo Çela i pastronte përmes gruas së tij, Matilda Hoxholli, dhe një pjesë përmes vajzës së tij, A.H.
Policia dhe BKH ka rënë krejt rastësisht në gjurmë të vajzës së Talos, pasi nga bisedat ai fliste me vajzën A.H, por njëherësh u kuptua se kishte përdorur një mekanizëm shumë të veçantë për të zhdukur emrin e tij dhe nga fëmija biologjik.
Qëllimi ka qenë që “Dhelpra” të mos linte gjurmë mbi lidhjet e ngushta të familjes, çka do sillte një detaj më shumë për të mos u ndjekur nga policia, përmes vajzës apo gruas së tij.
Nga analizimi i bisedave në “Sky” prokurorja Doloreza Musabelliu ka zbuluar se për të humbur çdo gjurmë mes tij dhe familjes, Talo Çela kishte përdorur një truk shumë domethënës, duke ndryshuar në Gjendjen Civile emrin e babait të vajzës nga “Talo” në “Korab”, një person ky që pas shumë verifikimeve rezultoi se nuk ekzistonte.
Gjithçka ishte bërë false. Ndërkohë, nga ana tjetër, Talo Çela i thotë gruas që gjithçka nga pasuritë të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.
Hetimi ka provuar se në emër të vajzës së tij A.H është hapur një biznes në Tiranë i emërtuar “Perspectivë” me aktivitet shitjen e veshjeve të ndryshme të blera në Turqi dhe të tregtuara për një periudhë të paktën 1 vjeçare në një dyqan në rrugën “Kolombo” në Liqenin e Thatë në Tiranë.
Evidentohet se për ngritjen e këtij operatori ekonomik kanë dhënë ndihmë një çift bashkëshortësh, Nikoleta Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Xhimi Hoxha.
Gjithashtu, investime janë kryer në sektorin imobiliar duke blerë një apartament në qytetin e Sarandës me 32 mijë euro, shumë e cila dyshohet të jetë siguruar nga Talo Çela. Ky apartament i blerë nga Talo Çela në Sarandë rezulton të jetë regjistruar në mënyrë fiktive me emrin “Meri”.
Gjithashtu, gruaja e tij Matilda Hoxholli ka rezultuar se ka pasur në banesë të fshehura rreth 100 mijë euro, të cilat janë dhuruar në vitin 2020 nga Talo Çela dhe më pas kjo sasi monetare është groposur në një fshat të Gjirokastrës.
Në 9 korrik 2020, Matilda Hoxholl bisedon me Talo Çelën, të cilin e informon duke i thënë se do të shkojë në Gjirokastër për të groposur lekët që ka në shtëpinë e saj në Tiranë.
Sipas bisedës vlerat monetare Matilda Hoxholli do t'i groposi te shtëpia e nënës së saj që ndodhet në Njësinë Administrative “Cepo”, Gjirokastër.
Përmbajtja e disa prej mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talo Çelës është si më poshtë vijon:
"…Unë nesër po bëj letrat e “bencit”, se mbarojnë në fundjavë dhe do iki në gjirokastër dy dit se kam ca punë. Po do iki më shumë të çoj lekët t’i gropos në një vend te nëna në fshat se po rri gjithë siklet. Se më duket sikur do vinë nga momenti në moment…".
Ndërkohë, në 10 korrik 2020 Matilda Hoxholli e informon Talo Çelën se i ka sistemuar lekët.
Përmbajtja e mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talos është: “…Gjesi, Mir jam i sistemova ato tani jam në Sarandë te Mira…”.
Në 12 korrik, Matilda bisedon me Talo Çelën nëse mund të blejnë një shtëpi në qytetin e Sarandës dhe ta vendosin në emrin e “Dajos”, shtetasit P.N.
“…të paktën të kemi prona se ato nuk të lenë pa lekë, se ato i groposa unë që më dhe ti…”- i shkruan më tej ajo.
Por në vijim Talo Çela i shkruan gruas se të bëjë kujdes me personin që bashkëjeton ajo se mos i bëjë kollare dhe në të ardhmen çdo gjë duhet të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.
Talo i shkruan si më poshtë: “…pastaj dyqanin e ke në emër të atij që ti jeton se mos të bëjn kollare, mos u bëj kot e besuar dhe aq…Duhet të kalojnë në emër të gocës gjërat…”.
Po ashtu, Matilda Hoxholli ka marrë nga Talo Çela një automjet tip “Range-Rover”, 13 mijë dollarë dhe 10 mijë euro në një rast tjetër me qëllim furnizimin e dyqanit me rroba./OraNews
Foto Ilustruese GREQI- Një përplasje ka ndodhur mes shqiptarësh në Greqi paraditën e sotme. Mediat greke shkruajnë se një...
Altin Halili BERAT- Atentati ndaj Altin Halitit në Berat është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rën&...
VLORË- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se B.V 48 vjeç, k...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:30 në Tiranë. Mësohe...
DURRËS- Dy vëllezër kanë rënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Aleksandër Gecaj ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e 24 orëve fundit lidhur me situatën e zjarreve në ...
foto ilustruese TIRANË- Një 21-vjeçar i cili ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me li...
Olsi Bibollari dhe Eqerem Hasani TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, Olsi Bibollarin p...
Elis Roshkodol SHKODËR- Elis Roshkodol është 36-vjeçari që u ekzekutua mesditën e djeshme në Shkodër me 14 p...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar sot në kryeqytet. Mësohet se Sh.U 5...