LIVE UPDATES
Aktualitet

Targa e re e personalizuar i rikthen vëmendjen Dorian Pukës, "The Telegraph": Tallje sfiduese ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Janë të pafuqishëm ta deportojnë

Publikimi i një videoje nga Puka i cili heq letrën e targës së re të personalizuar nga mjeti i tij luksoz i ka rezervuar atij një tjetër artikull nga media britanike.

19 Korrik 2025, 16:30 Nga N.F
Targa e re e personalizuar i rikthen vëmendjen Dorian Pukës, "The
Dorian Puka

ANGLI- 28-vjeçari shqiptar, Dorian Puka është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave britanike për shkak të veprimeve të tij "provokuese". Puka është një shqiptar problematik për autoritetet britanike me dënime për vjedhje. Ai gjithashtu është deportuar disa herë nga Britania por ka gjetur mënyrë për tu rikthyer në vend ndërsa nuk e fsheh aspak sesi lëviz lirshëm në Angli.

Kësaj here ai ka tërhequr vëmendje me personalizimin e një targe për mjetin e tij i cili kushton 80 mijë paund. "The Telegraph" duket se është në "ndjekje" të shqiptarit teksa vëzhgon lëvizjet e tij të cilat i cilëson si një ngacmin nga ana e të riut për ministrinë e Brendshme.

Publikimi i një videoje nga Puka i cili heq letrën e targës së re të personalizuar nga mjeti i tij luksoz i ka rezervuar atij një tjetër artikull nga media britanike. "The Telegraph" më tej ka parë postimet e të riut shqiptar teksa shkruan se Puka në TikTok ka shpërndarë një video duke ngarë makinën përmes Londrës në autostradën M25 drejt kryqëzimit me autostradën M40 për në Oksford.

"Është tallja e tij e fundit sfiduese ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë të pafuqishëm ta deportojnë atë sepse ai ka kërkuar azil. Ai nuk mund të largohet derisa çështja e tij të shqyrtohet plotësisht - një proces që mund të zgjasë muaj ose vite, duke pasur parasysh numrin e madh të apelimeve në gjykatën e imigracionit," shkruan media britanike.

28-vjeçari për herë të parë është arrestuar në vitin 2016 ku vuajti një dënim prej 9 muajsh. Në 2017 ai u depërtua pasi u kap në tentativë për të hyrë me forcë në një pronë. Ishte pronari i banesës i cili e pa nga kamerat e sigurisë edhe pse ndodhej me pushime në Francë.

Pas kësaj ngjarje ai arriti t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh me thyerje në Londër. Puka u kap përfundimisht duke mbajtur një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur kur u vu re nga oficerë civilë që patrullonin Surbiton në jugperëndim të Londrës. Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars të vitit 2020.

Gjatë kohës që qëndroi në burg në Mbretërinë e Bashkuar, ai fitoi famë "të keqe" për përdorimin e një telefoni celular të futur kontrabandë në burg për të postuar në Instagram foto të vetes duke qëndruar pranë udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar, i cili po vuante një dënim me 12 vjet burg për komplot për furnizim me kokainë dhe pastrim parash.

Pasi u kthye në vendlindjen e tij, Shqipëri, për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor 2020, sipas llogarisë së tij në Instagram.

Tre muaj më parë, ai postoi një seri videosh të vetes duke drejtuar një Ferrari me vlerë 300,000 £ në Londër në llogaritë e tij në TikTok dhe Instagram, si dhe imazhe të vetes me dhjetëra orë Rolex dhe makina të tjera të shtrenjta.

Puka mori vëmendje gjithashtu pasi replikave që pati me Nigel Farage duke postuar një fotografi të tij duke ngrënë dhe pirë, së bashku me një imazh të përpunuar në Photoshop të udhëheqësit të partisë Reformiste që bën një shenjë miratimi. 

Farage e kishte përshkruar atë si një “njeri të gabuar” i cili po “ecte kudo” nëpër autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar. Burimet e financimit të shqiptarit mbeten të panjohura, por raportet sugjerojnë se ai ka qëndruar në një apartament me dy dhoma gjumi me vlerë 250,000 paund në Hounsloë, në perëndim të Londrës. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se shtetasit e huaj që kryejnë krime nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ligji do të zbatohet.

dorian puka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj