LIVE UPDATES
Aktualitet

Tatimet u kujtojnë profesionistëve të paguajnë këstet e tatim fitimit, afati dhe gjobat

Neni 114/1 i procedurave tatimore parashikon që mospagimi në afat i kësteve paraprake dënohet me gjobë të masës “0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike”.

24 Prill 2024, 12:10 Nga N.F
Tatimet u kujtojnë profesionistëve të paguajnë këstet e
Foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë deri në fund të muajit qershor këstin e tremujorit të dytë që atyre u ka ardhur sipas përllogaritjeve të administratës tatimore për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari 2024.

{Merrni masa për pagimin e detyrimeve të mësipërme konform kërkesave të ligjit nr Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, neni 63”Parapagimet”, pika 2, në llogarinë e DRT Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë sipas Urdhër Pagesave për çdo periudhë. Afati për pagesë është përkatësisht:

31 Mars për muajt (Janar, Shkurt, Mars); 30 Qershor për muajt (Prill, Maj, Qershor); 30 Shtator për muajt (Korrik, Gusht, Shtator); 31 Dhjetor për muajt (Tetor, Nëntor, Dhjetor). Këstet mund te paguhen edhe ne baza mujore, jo me vone se data 15 e çdo muaji. Në rast mospagese në afat, do të zbatohen dispozitat e nenit 114/1 të ligjit 9920, datë 19.05.2008 ‘Për Procedurat Tatimore në RSH”}, thuhet në njoftimin që u ka dalë subjekteve në sistem.

Neni 114/1 i procedurave tatimore parashikon që mospagimi në afat i kësteve paraprake dënohet me gjobë të masës “0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike”.

Fshihet nga sistemi njoftim vlerësimi i detyrimeve tatimore

Ndërkohë subjekteve u është fshirë nga sistemit njoftim vlerësimi i detyrimeve tatimore, që u doli fillimisht, dhe u ka mbetur vetëm urdhër pagesa. Ekspertët kontabël kishin pohuar më herët se se forma dhe përmbajtja juridike e zbatimit të ligjit nuk është aspak korrekte. Konkretisht, administrata tatimore në njoftimet e vlerësimit dërguar disa bizneseve për këstin e parapagimit e ka përshkruar si tatimfitimi i thjeshtuar dhe përshkrimi të ardhura personale llogaritur me 2023. Për llogaritjen e këstit të parapagimit, tatimet i referohen nenit 63 “Parapagimit”, pika 2, të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe Udhëzimin nr.26 datë 08.09.2023.

“Llogaritjet me një ligj që nuk qëndron për këtë kategori (nuk ka tatimfitim të thjeshtuar për këtë kategori) biznesesh dhe emërtimi dhe klasifikimi i taksës me ligjin e ri që fillon më 2024. Edhe referimet për Parapagimet Neni 63, ligji nr. Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” dhe Udhëzimi nr.26, nuk zbatohen në asnjë rast”, sqarojnë ekspertët.

Në disa raste të tjera në llogaritjen e këstit të parapagimit, tatimet i referohen shqyrtimit të të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 15 “Parapagimet“ pika 1,2,3,4 dhe nenit 16 “Deklarimi” të ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar.

Ekspertët pohojnë se edhe në këtë rast, baza ligjore e përdorur, kur i referohen ligjit “Për taksat vendore”, është e gabuar.

“Që në vitin e parë të zbatimit të ligjit, ka vakum ligjor, paqartësi ligjore dhe mangësi për zbatimin e tij, të cilat dëmtojnë subjektet tregtare apo të vetë punësuarit e profesioneve të lira”, vlerëson një nga drejtuesit e studiove të kontabilitetit në vend.

Debati për këstet e larta dhe mos zbritjen e 30% të shpenzimeve

Njoftimi vlerësimi i detyrimeve që u doli subjekteve profesione të lira në zbatim të ligjit të ri ngjalli shumë debate për dy arsye, së pari për shkak të shumave të larta, që ishin llogaritur bazuar në të ardhurat e deklaruara në 2023 dhe së dyti për shkak të mosnjohjes së shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetë punësuarit e profesioneve të lira me xhiro deri 10 milionë lekë në vit, siç përcaktohej në ligjin i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe udhëzimin shoqërues për zbatim.

Zgjedhja e opsionit për zbritjen e shpenzimeve prej 30% ishte e pamundur, pasi tatimet nuk arritën të bënin gati formularin e ri. Si rrjedhojë deklarimi i të ardhurave po bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetë punësuarit e profesioneve të lira.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaruan për “Monitor” se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

“Për të vetë punësuarit pa TVSH me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë që do të zgjedhin regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve fikse 30% (ku përfshin të ardhurat vjetore nga paga minimale, qiraja, drita, ujë etj.) do të duhet të plotësojnë në fund të vitit formularin që kanë zgjedhur regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve.

Më datë 31 mars 2025, bizneset do të deklarojnë nëpërmjet formularëve të rinj deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2024. Në bazë të fitimit që do të dalë për vitin 2024, krahasuar me paradhëniet që ka paguar gjatë vitit nëse është më tepër, shteti të kompenson ose ta njoh si fitim të paguar. Nëse fitimi është më pak se ai i parapaguar, biznesi do të paguajë pjesën e mbetur”.

Shumë subjekte kanë deklaruar se regjimi që po zbatohet përveçse është kaotik po i ngarkon ata me shumë detyrime, duke i detyruar të mbyllin aktivitetin apo emigrojnë.

Marrë nga Monitor

tatime gjoba afati kestet e tatim fitimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj