6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Të dhënat e Eurostat, të përpunuara nga Monitor, bënë të ditur se në tetor 2024 u shënuan gjithsej 685 kërkesa për azil, që është numri më i lartë që nga shkurti i këtij viti, kur shifra ishte 750.
TIRANA- Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë rifilluar sërish rritjen në muajin tetor. Të dhënat e Eurostat, të përpunuara nga Monitor, bënë të ditur se në tetor 2024 u shënuan gjithsej 685 kërkesa për azil, që është numri më i lartë që nga shkurti i këtij viti, kur shifra ishte 750.
Gjithsesi, në raport me 2023, ikjet përmes kërkesave për mbrojtje të përkohshme kanë shënuar rënie, Gjithsej për periudhën janar tetor 2024, kishte 6170 kërkesa për azil, me rënie prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri më i lartë i aplikimeve në 5 vitet e fundit u regjistrua në 2022-24, kur një valë e re emigracioni përfshiu vendin. Në janar tetor 2022 kishte gjithsej rreth 11 mijë kërkesa për azil.
Franca vijon të jetë shteti kryesor ku shkojnë pjesa më e madhe e atyre që aplikojnë për mbrojtje të përkohshme. Në janar-tetor të 2024, në këtë shtet, që njihet për politikat e tij sociale, u regjistruan gati 2 mijë kërkesa. Më pas vijon të renditet Italia (1550), Gjermania (1250), Greqia (850). Në tetor 2024, 86 945 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, një rënie prej 24% krahasuar me tetorin e vitit 2023. Kishte gjithashtu 7 475 aplikantë të mëpasshëm, që përfaqëson një rritje prej 11% krahasuar me tetorin 2023 (6 725).
Sirianët mbeten grupi më i madh i azilkërkuesve
Sirianët mbeten grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (15 815 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga venezuelianët (7 305), afganët (5 870) dhe turqit (4 640).
Gjermania (20 565), Spanja (15 780), Italia (13 715) dhe Franca (13 135) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil, duke përbërë 73% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.
Norma totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në tetor 2024 ishte 19.4 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikimeve për herë të parë u regjistruan në Greqi (79.4), përpara Qipros (51.3).
Gjithsej 3 295 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (1 095) dhe Afganistani (450).
Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (1 010), e ndjekur nga Greqia (445), Spanja (340), Holanda (325) dhe Belgjika (295)./ Monitor
vasil kamberi BULQIZË- Vasil Kamberi, 36 vjeç humbi jetën ditën e sotme në fshatin Tërnovë e Vogël pasi u që...
Autori dhe viktima TIRANA- Djali i Xhemal Metës ka rrëfyer bisedën e bërë me autorin e dyshuar të vrasjes, Isu...
pamje nga diga SARANDË- Diga që furnizon me ujë hidrocentralin e Sasaj në Burnec të Lukovës është çar&e...
foto ilustruese BULQIZË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël n&e...
foto ilustruese BULQIZË- Një 36-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gja...
Ademir Fresku SHKODËR- Këngëtari shkodran, Ademir Fresku mbeti i plagosur më datë 14 janar. Dy ditë pas plagosjes Fresku n&eu...
Foto ilustruese CËRRIK- Një 32-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologj...
Foto ilustruese TIRANË- Shtatë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra te ndryshme....
Foto ilustruese TIRANA- Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parki...
Foto ilustruese TIRANA- Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia në Tiranë. Bëhet me dije se një 2...