LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dhënat e Cens 2023: 42.5% e femrave në moshë riprodhimi nuk kanë lindur fëmijë

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se në vend banojnë rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi (15-49 vjeç), por 42.6 për qind e tyre nuk kishin fëmijë.

5 Shtator 2024, 14:14 Nga M.B
Të dhënat e Cens 2023: 42.5% e femrave në moshë riprodhimi
Foto ilustruese

TIRANA- Kriza demografike në Shqipëri po vjen me efekte shumëdimensionale negative sidomos në treguesit e fertilitetit dhe të lindshmërisë. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se në vend banojnë rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi (15-49 vjeç), por 42.6 për qind e tyre nuk kishin fëmijë. Të ndara sipas grup moshave shihet se femrat që nuk po lindin deri në moshën 30 vjeç janë më të shuma në numër se ato që lindin.

Të dhëna të detajuara nga cens 2023 tregojnë se 10.5 mijë femra të grup-moshës 20-24 vjeç kanë lindur, përkundrejt 63.3 mijë që nuk kanë lindur. Në këtë grup -moshe 85 % e femrave nuk kanë lindur ende foshnjat e tyre. Më tej në grup-moshën 25-29 vjeç sërish dominojnë femrat pa fëmijë, pasi 53 % e tyre nuk kanë lindur ende sipas cens. Në këtë grup-moshë numërohen 73,826 femra gjithsej, ku 37,679 nuk kanë lindur dhe 22,459 kanë lindur bebet e tyre.

Pas moshës 34 vjeç nisin e dominojnë femrat që kanë kryer lindje. Por ende në grup-moshë 30-34 vjeç 25 % e femrave nuk lindur ndërsa 75 për qind kanë lindur. Në grup-moshën 35-39 vjeç ende 15 % e femrave nuk lindur asnjëherë dhe 73 % kanë lindur. Në grup-moshën 40-44 vjeç 12,4 për qind e femrave nuk ka lindur dhe në grup-moshën 45-49 vjeç 11 për qind e femrave nuk kanë lindur.

Emigracioni i lartë i meshkujve dhe zhvillimi i personal i femrave po ndikon në normat e fertilitetit. Në dekadat e fundit meshkujt synojnë të rrisin kapitalin e tyre duke emigruar dhe gratë synojnë të arsimohen. Kjo qasje ka thelluar hendekun në arritjet arsimore mes femrave dh e meshkujve duke bërë që shumë gra të zgjedhin karrierën. Shtesa natyrore e vendit tonë është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë dhe për tepër një pjese e konsiderueshme e tyre nuk preferojnë të lindin.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vitin 2023 në të gjithë vendin ishin vetë 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49 vjeç) nga mbi 710 mijë që u ishin ne censin 2011. Numri i tyre ndërmjet dy censeve ka rënë me mbi 28%, ose me shumë se dyfishi i popullsisë e përgjithshme (14%). Në grup-moshat e reja, me potencialin më të madh për të lindur fëmijë, rënia ishte mbi 40 për qind.

Tkurrjen më të madhe e kanë femrat në 15-19 vjeç, të cilat janë pakësuar më shumë në numër se në vitin 2011. Në vitin 2023 kishte vetëm 72 mijë femra nga 15-19 vjeç me rënie 45% nga censi 2011 ku ishin mbi 132 mijë femra të kësaj grup-moshe. Rënia e grave në moshën riprodhuese do të ndikojë në normën e ulët të lindshmërisë në vitet në vijim dhe në reduktimin pa kthim të popullsisë. Femrat në grup-moshën 25-29 vjeç janë ulur me 21%. Rënien më të ulët vetëm -6% e kishin femrat në grup-moshën 30-34 vjeç, teksa reduktimi mbi 30 % është i pranishëm edhe në grup-moshat 40-44 dhe 44-49 vjeç.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë./ Monitor

census 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj