LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dhënat: Në vitin 2023 u zgjerua peshkimi si në flotë dhe në zënie

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19.338 tonë nga 17.799 tonë që ishte në vitin 2022, duke shënuar një rritje me 8,65%.

25 Qershor 2024, 14:28 Nga M.B
Të dhënat: Në vitin 2023 u zgjerua peshkimi si në flotë
Foto ilustruese

TIRANA- Sektori i peshkimit është zgjeruar më tej vitin e kaluar, si në zënien e peshkut dhe në flotën e peshkimit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19.338 tonë nga 17.799 tonë që ishte në vitin 2022, duke shënuar një rritje me 8,65%. Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 47,27% dhe “Ujërat e brendshme” me 25,12%, pasuar nga peshkimi “Detar” me 22,02%, ndaj prodhimit gjithsej

Në vitin 2023, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Ujërat e brendshme” me 43,39% të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Aquakultura” me 14,46%. Kategoria ujore “Molusqe” ka pësuar rënie me 79,83% në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2023, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Karkaleci i thellësisë” me 19,42% ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Merluc” me 15,17% dhe “Sardele” me 11,51%.

Për sa u përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 25,77 % pasuar nga “Krap” me 22,07 % dhe specia “Skortë” me 14,99%. Në vitin 2023, janë 811 subjekte të licencuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografike (NZGJ) 18 (Adriatiku i Jugut).

Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 27 subjekte më shumë se një vit më parë. Në vitin 2023, porti me numrin më të madh të anijeve të licencuara është Porti i Durrësit me 36,87% të flotës së përgjithshme, Porti i Vlorës ka 30,83% të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga Porti i Sarandës me 15,04%.

Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licensuara për peshkim janë ato të Lushnje-Fier me 2,22%, Himarës me 1,60%. Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica me 71,64% si dhe anije peshkimi me tërheqje (fundore dhe pelagjike) me 24,54%, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë.

Pjesa tjetër janë anije shumëpërdorimshe dhe anije për qëllime të tjera. Një fokus të veçantë po i kushtohet prodhimit të rasateve si: Trofta Ylber, Koran dhe Krap si një vëmendje e shtuar dhe ndihmesë për ruajtjen e biodiversitetit. Në vitin 2023, u prodhuan dhe hodhën në liqenin e Ohrit 3,3 milionë rasate të Troftës Ylber, 1,8 milionë rasate të Koranit dhe 1,15 milionë rasate Krap./ Monitor

peshkim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj