Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo thotë se pavarësisht se sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë ditën e sotmë me dije përmes një deklarate për mediat se 13 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025.
Balluku është shprehur ndër të tjera se të dhënat e Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij.
Ajo thotë gjithashtu më tej se pavarësisht se sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.
Po ashtu nga të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, ministrja thotë se ka një trend rënës të humbjeve në rrjet, e cila sipas saj ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.
DEKLARATA E PLOTË:
Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.
Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%. E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.
Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.
E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.
Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.
Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.
Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.
1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.
Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.
Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.
Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm.
Fundjavë të mbarë për të gjithë.
foto nga vendngjarja FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në ...
van damme SHBA- Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçari...
Foto TIRANË- Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj ...
Xhesion Toromenin FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromenin, i cili akuzohet se vrau me thik...
Ramadan Zoto, VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksionin, ku u vu në pranga Ramadan Zoto, i cili ishte shpallur në...
Marjola dhe Pandeli Nakoleci GREQI- Disa orë pas krimit makabër të regjistruar në Volos është identifkuar autori dhe viktima....
Foto TIRANË- Korriku ka vijuar të shfaqë një tendencë të ngadalësuar të turizmit, e konstatuar kjo në gjith&eu...
Xhesion Toromëni FIER- Xhesion Toromëni, autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme t&eum...
pamje nga vendngjarja GREQI- Detje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 36-vjeçares shqiptare në Greqi. Nj&e...
Çifti shqiptar GREQI- Personat në foto janë çifti shqiptar i cili tronditi sot të gjithë Volosin për ngjarjen makrab...