LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të merren masa emergjente"/ Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

Dhoma e Avokatisë thekson se mosfunksionimi i këtyre gjykatave, i shoqëruar me mungesë të gjyqtarëve dhe ambienteve, është rezultat i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

17 Shtator 2025, 19:00 Nga DOSJA
"Të merren masa emergjente"/ Dhoma e Avokatisë Vlorë:
foto ilustruese

VLORË- Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar lidhur me situatën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje mbeten të bllokuara dhe qytetarët presin me vite për një vendim ligjor. Dhoma e Avokatisë thekson se mosfunksionimi i këtyre gjykatave, i shoqëruar me mungesë të gjyqtarëve dhe ambienteve, është rezultat i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas Dhomës së Avokatisë, çdo vonesë në shqyrtimin e çështjeve përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia. Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje KLGJ-së të ndërmarrë masa emergjente për funksionalizimin e plotë të dy gjykatave, duke shtuar gjyqtarët dhe garantuar shqyrtimin efektiv të çështjeve të pezulluara. Sipas saj, çdo vonesë tjetër është e pajustifikueshme dhe rrit dëmin ndaj qytetarëve dhe rendit juridik.

Reagimi i plotë:

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën e saj të thellë për situatën e paprecedentë të krijuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje janë të bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhje ligjore. Ky është një dështim i hapur institucional, për të cilin përgjegjësia i takon drejtpërdrejt Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mosfunksionimi normal i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe i Gjykatës së Apelit  Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike të gjyqtarëve dhe ambienteve  në gjykatë (salla gjyqesh), të cilat vijnë nga  mosmarrjen e masave konkrete nga KLGJ, ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi. Familje të tëra, biznese, individë që presin prej vitesh vendime për fatin e tyre juridik, janë viktima të një sistemi të bllokuar nga paaftësia dhe keqmenaxhimi i  Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson me forcë se:

1. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ajo e Apelit Administrativ janë kthyer në simbol të kolapsit të sistemit gjyqësor, ku vonesat nuk janë më përjashtim, por rregull i përditshëm.

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi institucionale të plotë, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë zgjidhje të prekshme për të garantuar funksionimin minimal të këtyre dy gjykatave.

3. Çdo ditë vonesë në shqyrtimin e çështjeve është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, një dhunim i parimit kushtetues për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe një rënie e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

4. Harta gjyqësore e miratuar nga KLGJ, në vend që të sillte riorganizim dhe eficiencë, ka thelluar krizën dhe ka paralizuar më tej sistemin.

Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje publike KLGJ-së të marrë menjëherë masa emergjente për funksionalizimin e plotë të dy Gjykatave të Apelit, duke shtuar numrin e gjyqtarëve dhe duke garantuar shqyrtimin e shpejtë dhe efektiv të çështjeve të mbetura pezull. Çdo vonesë tjetër është e pajustifikueshme dhe vetëm sa thellon dëmin ndaj qytetarëve dhe vetë rendit juridik.

Nëse KLGJ vijon të qëndrojë pasiv dhe indiferent, atëherë ky institucion do të mbajë mbi vete barrën e përgjegjësisë historike për kolapsin e drejtësisë në Shqipëri. Dhoma e Avokatisë Vlorë mbetet e palëkundur në detyrimin e saj për të ngritur zërin në mbrojtje të qytetarëve dhe për të denoncuar publikisht çdo dështim institucional që kthen drejtësinë në një premtim bosh. 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj