LIVE UPDATES
Aktualitet

Të sëmurët me kancer në Onkologjik/ "Sistemi s'e nxjerr urgjencë", Osmani: Është vrasje me vonesë!

Me anë të një postimi, Stat deklaron se drejtuesit që merren me sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi kur koha nuk pret për këta pacientë. Për gazetarin, ajo çfarë po ndodh në Spitalin Onkologjik është më shumë se sa vrasje me vonesë nga ata që drejtojnë këtë institucion mjekësor.

26 Maj 2025, 21:23 Nga M.L
Të sëmurët me kancer në Onkologjik/ "Sistemi s'e
Osman Stafa

TIRANA- Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sërish skandalet në Onkologjik. Stafa thotë që sipas tij, krimet që ndodhin në këtë spital, janë më të rënda se çdo akt tjetër që ndodh në këtë vend. Ai sjell rastin e një pacienteje 60-vjeçare, e cila sipas mjekes u vlerësua si rast urgjent me kancer dhe që kishte nevojë për trajtim, sistemi ishte ai që vendosi se kur duhet të nisë trajtimi për pacienten. Me anë të një postimi, Stat deklaron se drejtuesit që merren me sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi kur koha nuk pret për këta pacientë.

Statusi i plotë: 

Krimi që ndodh në Spitalin Onkologjik është më i rëndë se çdo akt tjetër që ndodh në këtë vend. Nuk është më vetëm papërgjegjshmëri, është vrasje me vonesë. Një grua rreth 60 vjeç, A.K, një nënë, një bijë, një grua që ka njerëz që e duan, u vlerësua si rast urgjent me kancer nga vetë mjekja onkologe që e pa në atë spital. Mjekja onkologe A.K, me ndërgjegje dhe ndjeshmëri profesionale, bëri gjithçka për të përshpejtuar trajtimin.

Data për konsultën me kirurgun? 11 qershor. Kështu e nxori sistemi. E sistemi nuk pyet për urgjencë. Mirë sistemi i pashpirt, po frymorët e njerëzorët që e drejtojnë atë sistem, a nuk kanë ndjeshmëri njerëzore? Deri në 11 qershor, koha do punojë kundër zonjës. Kanceri nuk pret radhe. Kanceri nuk njeh protokolle burokratike, o të mjerë.

Edhe me ndërhyrjen njerëzore të mjekes onkologe, edhe duke i vendosur përpara përgjegjësisë kontrolluesit e pashpirt të sistemit se: "do mbani ju përgjegjësi për jetën e zonjës", sistemi nuk tutet, ai i qëndron fort idiotësisë së tij, i kontrolluar nga robotët idiotë. (Sipas familjarëve) A keni shpirt? Është rast urgjent. Çdo minutë është humbje që kushton.

A keni ndjeshmëri njerëzore? Çfarë po bëni ju që drejtoni këtë sistem? Po i lini njerëzit të vdesin me radhë, si numra në një listë që s'ka fund. Po vrisni me heshtje, me pritje, me vonesë.

osman stafa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj