Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një marrëdhënie miqësie që supozohej të qëndronte e fortë edhe pasi raporti sentimental i vajzës me të njohurin e Amarildos kishte përfunduar. Dhe në fakt, fillimisht kështu dukej se po ndodhte, sepse Eljona vendos t’i kërkojë ndihmë Amarildos.
TIRANË- Kredi në emër të dikujt tjetër është diçka që nuk ndodh shpesh, duke marrë parasysh pasojat e rënda në rast mosshlyerjeje. Por në këtë rast, Amarildo, një 26-vjeçar nga Berati, pranoi të ndihmonte një bashkëmoshatare të tij, e cila kishte qenë në një lidhje me një të njohurin e tij. Një marrëdhënie miqësie që supozohej të qëndronte e fortë edhe pasi raporti sentimental i vajzës me të njohurin e Amarildos kishte përfunduar. Dhe në fakt, fillimisht kështu dukej se po ndodhte, sepse Eljona vendos t’i kërkojë ndihmë Amarildos.
Pavarësisht se në nisje të bisedës i riu tregohet i prerë, pas pak minutash “bindet” dhe vendos të bëjë atë që jo kushdo do ta bënte: të marrë një kredi për llogari të vajzës, por në emrin e tij. Fillimisht ai merr 500 mijë lekë të vjetra. Një shumë që duket e vogël, nëse nuk merret parasysh fakti se kompanitë e minikredive, në rast mosshlyerjeje, aplikojnë interesa të papërballueshme për dikë që mezi e mbyll muajin me një pagë modeste.
Për ta “respektuar”, Eljona i ofron Amarildos “një kafe” prej 100 mijë lekësh, e cila në fakt rezulton të jetë një karrem për ta futur më thellë të riun në këtë histori borxhi.
Në fillim, Eljona shfaqet e qetë dhe vazhdon ta mbajë me shpresë 26-vjeçarin, duke i premtuar se do të shlyente këstet bashkë me vonesat e krijuara ndaj bankës. Por në realitet, kjo nuk ndodhi.Teksa këstet nuk shlyheshin dhe ankthi i Amarildos, bashkë me borxhin në bankë, rritej, Eljona nis të shfaqë shenjat e para se nuk kishte në plan të paguante asnjë lek. Më pas, sikur të mos kishte thënë asgjë më parë, rikthehet në komunikim me një ton më të zbutur, duke u betuar se gjithçka do të zgjidhej.
Kur dita tjetër dhe ajo pas saj kalojnë pa asnjë pagesë, Amarildo i rikujton borxhlires se premtimi nuk po mbahet. Por Eljona nuk e duron aspak faktin që dikush t’i kërkojë paratë mbrapsht, dhe kjo duket se e zemëron realisht. Megjithatë, Amarildo i bindet kërkesave të saj edhe një herë, sepse Eljonës i duhej një tjetër “500-she”. Madje kjo ndodh edhe në dy raste të tjera, duke e çuar shumën totale në 2 milionë lekë të vjetra.
Por a u kthyen ndonjëherë këto para?
Në momentin kur laku fillon të shtrëngohet dhe banka ushtron presion për pagesën e shumave të akumuluara muaj pas muaji, nëna e 26-vjeçarit vendos të ndërhyjë, duke kontaktuar nënën e Eljonës. Përgjigjja që merr nuk lë shumë vend për zgjidhje dhe nuk e ngarkon aspak me përgjegjësi nënën për veprimet e vajzës së saj. Përkundrazi, Eljona duket se bezdiset nga përfshirja e familjarëve dhe vendos të marrë masa të menjëhershme, duke përfshirë një person të tretë.
Sipas Amarildos, personi që e telefonon prezantohet me emrin Samuel. Nuk dihet nëse ky është identiteti i tij i vërtetë, por nga gjuha kërcënuese që përdor, kuptohet se është shumë i afërt me Eljonën.
I riu përpiqet t’i bëjë thirrje arsyes, por pa sukses. Para nuk ka. Bisedat me tone të ngritura pasohen nga sharje dhe kërcënime në komunikimet online, me qëllim frikësimin e Amarildos, që ai të heqë dorë nga kërkimi i parave. Ndërkohë, Eljona duket se është zhdukur, duke vazhduar të mos paguajë asgjë nga shuma që rritet çdo muaj. Sidoqoftë, një shpjegim për këtë sjellje duhet të ekzistojë. Ndaj vendosim ta kontaktojmë vetë Eljonën. Që në nisje, ajo e pranon borxhin ndaj të riut.
Por e vërteta rezulton ndryshe nga sa pretendon vajza, e cila nuk shfaq asnjë pendesë për situatën e rëndë që ka krijuar për një familje me vështirësi ekonomike. Këtu historia merr një tjetër rrjedhë. Amarildo na kishte treguar se Eljona kishte qenë në një lidhje me kushëririn e tij dhe se, pas ndarjes, ai i kishte dërguar një video intime. Por ky detaj, sado i rëndë, nuk është thelbi i një historie borxhi dhe mashtrimi financiar.
Shuma fillestare e kredisë ishte 1400 euro, por për shkak të mosshlyerjes së kësteve për muaj me radhë, sot borxhi ka shkuar në rreth 3000 euro ndaj bankës.
Edhe këtu, Eljona ka pretendimet e saj, duke përmendur “kafetë” që i ka dhënë herë pas here të riut. Por këto shuma janë dhurata personale, ndërsa kredia mbetet përgjegjësi ligjore e Amarildos, i cili duhet ta shlyejë atë në bankë, madje me interesa. Pas një bisede të gjatë me ne, vajza duket se bie dakord për zgjidhje. Por në realitet, pasi pagoi vetëm dy këste, ajo na telefonoi tepër e nervozuar. Prej këtij momenti, gjithçka kthehet pas. Në këto kushte, Amarildo vendos të ndërmarrë hapa ligjorë./Piranjat.news
Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjes...
Florian Binaj, Dojna Mema, Bes Kallaku Monolog nga Dojna Mema, Florian Binaj dhe Bes Kallaku! DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet ...
foto ilustruese TIRANË- Nën emrat e koduar Kristi, Afrimi, Hasani, Rei dhe Astriti , agjentët e maskuar kërkuan të blejnë ko...
foto ilustruese VELIPOJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Rrjoll në Malësin e Madhe. Një&nb...
Foto ilustruse DIBËR- Rruga e Arbrit po përballet me një fluks automjetesh dhe trafik të rënduar, kryesisht në segm...
foto ilustruese KAKAVIJË- Një shqiptar është arretuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, pa...
Foto ilustruse VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë ditën e djeshme, ku një ...
Armando Iberhasa ANGLI- Një shqiptar i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri, pasi një gjyqtare vendosi se do të ishte...
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën duke drejtuar auto...
Foto ilustruse KAVAJË- Policia ka sekuestruar dy objekte të 42-vjeçarit Eri Velecia, i cili plagosi një ditë më par&eu...