LIVE UPDATES
Aktualitet

Teatri “Aleksandër Moisiu”, rreth 5 mln euro për rikonstruksionin, ja si do ndryshojë

Një procedurë prokurimi e çelur nga kjo e fundit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik parashikon një objekt kontrate “Rikonstruksion i Pallatit te Kulturës” me një fond limit 496 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro.

19 Korrik 2024, 13:09 Nga M.B
Teatri “Aleksandër Moisiu”, rreth 5 mln euro për
Teatri “Aleksandër Moisiu”

DURRËS- Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit në një projekt që do të zbatohet nga Bashkia Durrës. Një procedurë prokurimi e çelur nga kjo e fundit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik parashikon një objekt kontrate “Rikonstruksion i Pallatit te Kulturës” me një fond limit 496 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro.

Në relacionin arkitektonik që shoqëron këtë procedurë nënvizohen edhe ndërhyrjet që do të kryhen. Si fillim shpjegohet se teatri “Aleksandër Moisiu” është një objekt 3-katesh me tarracë i cili ndodhet në Veri të sheshit Liria dhe nevoja për rinovimin lidhet me gjendjen aktuale të tij.

“Ky objekt shërben si një pikë kyçe e qytetit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në siluetën arkitektonike të qytetit të Durrësit. Teatri ka një kapacitet prej 250 spektatorësh, të cilët akomodohen në 2 plate dhe 3 llozha. Përveç sallës kryesore të teatrit, në objekt ka dhe hapësira të tjera të cilat janë në funksion të qytetarëve dhe mund të kenë përdorime të ndryshme në funksion të artit. Aktualisht në objekt, krahas problemeve të ndryshme të tilla si lagështia apo rënia e suvasë kërkohet dhe një riorganizim i hapësirave për një shfrytëzim sa më optimal të objektit”, thuhet në dokument.

Qëllimi i kësaj ndërhyrje është rikualifikimi i Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe hapësirave që ndodhen në të. Identiteti i objektit nuk do të ndryshojë duke ruajtur kështu vlerat e tij historike dhe identitetin urban të zonës përreth.

“Me këtë projekt synojmë të krijojmë një ndërtesë shumëfunksionale dhe inovative, e cila i përgjigjet dëshirave dhe nevojave të komunitetit duke stimuluar zhvillimin e veprimtarive artistike dhe kulturore. Projekti synon të stimulojë rritjen sociale dhe ekonomike përmes përfshirjes në ndërtimin e funksioneve që kanë rëndësi në një shkallë urbane” nënvizon relacioni. Konkretisht projekti synon të jetë

1- Qendra teatrale, që synon trajnimin e valltarëve, muzikantëve dhe këngëtarëve të rinj, promovimin e përhapjes së kulturës muzikore dhe artistike në qytet;

2- Qendra komunitare, një vend eksperimentimi në dispozicion të qytetarëve me hapësira për përdorim kolektiv dhe shërbime të ofruara për territorin;

3- Bërthama e ekspozitës së Arteve, e hapur për qytetarët për koncerte, shfaqje dhe ekspozita.

“Ndërtesa e re duhet të jetë një pikë referimi për qytetarët, e përdorshme për shumë përdorime që mund të alternohen gjatë ditës dhe javës; një vend hibrid, ku prodhimi kulturor, përdorimet kolektive dhe ofrimi i shërbimeve do të bashkëjetojnë, në mënyrë që të bëhet një pikë takimi për qytetarët dhe një motor për zhvillimin e praktikave inovative.

Projekti synon rritjen e kapacitetit të sallës kryesore duke e çuar numrin e vendeve të spektatorëve ne 360 vende. Ndërhyrja në ndërtesë do të krijojë kushte të përshtatshme për aksesin dhe lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar (P.A.K). Kjo gjë nënkupton prezencën e rampave apo projektimin e hapësirave në një nivel duke e lehtësuar lëvizjen e tyre” thuhet në dokument./ Monitor

teatri “aleksandër moisiu”

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj