LIVE UPDATES
Aktualitet

Teatri/ Monologu i Florjan Binajt: Kush duartroket marrëzinë, merr dhe leverdinë

Binaj u ndal disa çaste tek ajo që kishte ndodhur si me analizën e Asqeriut, ashtu dhe me realitetin politik e artistik.

27 Dhjetor 2022, 11:23 Nga a.b\
Teatri/ Monologu i Florjan Binajt: Kush duartroket marrëzinë, merr dhe
Florian Binaj

TIRANË- Aktori i njohur Florjan Binaj ka sjellë një monolog për Teatrin Kombëtar, artin dhe politikën. Pas videos së shfaqur te 'Piranjat' me aktorin e njohur Bujar Asqeriu, Binaj u ndal disa çaste tek ajo që kishte ndodhur si me analizën e Asqeriut, ashtu dhe me realitetin politik e artistik.

Ky është monologu i tij.

“Ne i kemi bërë një kamera të fshehtë gazmore artistit të merituar, mjeshtrit të madh të skenës Bujar Asqeriu. Ne u bëjmë shaka gazmore personazheve që i vlerësojmë, por kamera e Bujar Asqeriut ishte më shumë se sa një kamera gazmore sepse pa e ditur që po xhirohej Bujari na dha një analizë therëse të problemeve të Shqipërisë, artistit dhe lirisë dhe gati-gati nuk e dinim ç’të bënim të qeshnim apo të qanin dhe diskutimi i tij ishte thjesht shterues.

Madhështia qëndron te fakti që kur kjo kamera po montohej, një grusht artistësh dhe njerëzish të sjellë aty me detyrim duartrokisnin kryeministrin para gropës varr të Teatrit të vërtetë Kombëtar. E duartrokisnin që ai bashkë me ta dhe gjithë ushtrinë e tij të shërbëtorëve e vranë atë teatër.

Duartrokisnin çmendurinë e një njeriu që kur ishte ministër Kulture, gjëja e parë që donte të bënte ishte ta shembte teatrin!!! A thua se Tirana kishte teatër në çdo lagje dhe ç’u bë po e prishëm këtë Kombëtarin! Dhe u mor me shaka atëherë. Shumë kohë më pas kur erdhi në pushtet tha s’keni parë asgjë akoma, u mor prapë me shaka dhe ja ku jemi sot. Duartrokitjet e tyre ngjanin si dy pika ujë me pleniumet e Partisë së Punës së Shqipërisë që çfarëdolloj budallallëku thonte parti, duhej duartrokitur.

Dhe kush duartroket marrëzinë, merr dhe leverdinë. Ato duartrokitje treguan që ata nuk do ishin dot aty pa e kryer atë krim, natën, pa gdhirë, fshehurazi, si hajdutët. Atë teatër që pasi nuk e shembi dot tërmeti me studimet e shërbëtorëve të tij thanë se duhet shembur sepse rrezikon ta shembë era. Atë teatër që i rriti, i bëri aq të mëdhenj…‘të mëdhenj’ dhe këta për t’ia shpërblyer e vranë. E vranë që të hanë. Kjo ngjarje nga tregoi se arti, vlerat qytetare dhe e vërteta janë gjithnjë e më të rralla nga anët tona dhe natyrshëm lind pyetja: a mund të jesh artist kur je një njeri i vogël? A mund të bësh art të bukur, kur ke një sjellje qytetare të shëmtuar? Në këto kohë, po! Madje më shumë se kurrë.

Prandaj kamera e fshehtë që ne pamë na tregon që në krah të kundër të atij grushti shërbëtorësh të vënë në rreshtore qëndron Bujar Asqeriu e disa të tjerë pak guximtarë si ai. Janë të shumtë artistët të lënë në hije, jo sepse nuk janë të aftë, por sepse nuk e ulin kokën e të pranojnë t’i shërbejnë këtij sistemi i cili do që artisti të mos i shërbejë atdheut, por t’i shpëtojë qeverisë.

Nëse arti është më i fortë se pushteti, atëherë jetojmë në demokraci, por nëse pushteti është më i fortë se arti, atëherë jemi në diktaturë. Dhe në vend që të merremi me artistët që hyjnë në vathë e po shpërblehen me tituj e lloj-lloj gjërash, duhet t’i kthejmë sytë, vëmendjen dhe respektin tek ata pak që kanë mbetur ende të lirë dhe që kanë ende guximin ta thonë të vërtetën në sy. Unë besoj se kanë lindur ata historianë që do ta shkruajnë nëpër libra shkollorë për dëmin që i ka bërë kjo shtresë e ndyrë politike Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 32 vite pas komunizmit. Artisti i vërtetë i përket kombit, jo politikës, kështu që z. Bujar Asqeriu unë jam krenar për ty!”.

florian binaj emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj