Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë arrestimit, u sekuestruan disa doza gati për shitje, shuma parash si dhe dy grirëse për kanabisin.
TIRANË- Katër të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për trafik të lëndëve narkotike. Në vazhdim të operacionit 'Tempulli 2', janë arrestuar të rinjtë, të cilët bënin shitjen e kanabisit nëpër shkolla. Gjatë arrestimit, u sekuestruan disa doza gati për shitje, shuma parash si dhe dy grirëse për kanabisin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 4 shtetas, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se disa shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në doza, në afërsi të një shkolle në rrugën "Ismail Qemali", dhe në zonën "Don Bosko", kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara: ▪️Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në afërsi të një shkolle në rrugën "Ismail Qemali", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 21 vjeç, dhe S. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu proceduan penalisht shtetasit H. P., 21 vjeç, dhe R. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të një shkolle, në rrugën "Ismail Qemali".
▪️Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në "Don Bosko", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit O. Sh., 30 vjeç, dhe M. H., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zonën "Don Bosko". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Foto Ilustruese LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy makina tip ...
Policia DIBËR- Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër për dhunë në familje. M&e...
Policia KUÇOVË- Një 29-vjeçari me emrin Kevin Krasi është arrestuar ditën e sotme në Kuçovë p&...
Moti TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kr...
karnavalet ne shkoder SHKODËR- Mbrëmjen e sotme Shkodra dhe qytetarët e saj po festojnë karnavalet. Fasada e bashkisë u ndri&...
vendi ku u gjet trupi i 50-vjecarit DURRËS- Gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçari i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij,...
foto ilustruese LEZHË- Një punëtor është gjetur pa shenja jete brenda një objekti që është në ndërti...
pellumb meta DURRËS- Gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, ka dhënë nj...
foto ilustruese ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites s...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një 16-vjeçar ...