25 Prill 2024, 11:12
Nga r.ll
spak
TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e Agim Locit, i cili akuzohet se ka tentuar blerjen e votave për vajzën e tij në zgjedhjet e 14 majit. E bija e Locit ishte kandidate për Këshillin Bashkiak të Vorës.
Sipas njoftimit të Porkurorisë së Posaçme, Agim Loci ka paguar një person me 10 mijë lekë që të votonte në favor të vajzës së tij.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.105, të vitit 2023, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim në ngarkim të të pandehurit:
Agim Loci, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.
Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën monetare në vlerën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë).
agim loci spak
Aktualitet
25 Prill 2024, 11:05
N.F
Policia
PRRENJAS- Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 58-vjeça...
Aktualitet
25 Prill 2024, 10:58
r.ll
foto nga arrestimi
ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte dënuar me 3 vite burg p&eum...
Aktualitet
25 Prill 2024, 10:46
r.ll
foto ilustruese
DELVINË- Një autobus dhe një furgon janë djegur totalisht nga zjarri gjatë natës në fshatin Stjar të...
Aktualitet
25 Prill 2024, 10:37
r.ll
foto e droges
GREQI- Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë për posedimin e 10 kilogramëve lënde narkotike.
Në pranga...
Aktualitet
25 Prill 2024, 10:14
N.F
Foto ilustruese
VAU I DEJËS-Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet...
Aktualitet
25 Prill 2024, 09:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Katër shqiptarë janë ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë dhe Kosovës. Sipas njoftimit të...
Aktualitet
25 Prill 2024, 09:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme dy shqiptarë të dënuar me burg për vrasje dhe trafik droge janë ekstraduar nga Bri...
Aktualitet
25 Prill 2024, 09:28
N.F
Foto ilustruese
PRRENJAS- Një 58-vjeçar nga Prrenjasi dyshohet se është mbytyr në rezervuar. Dyshimet për mbytjen e tij kan...
Aktualitet
25 Prill 2024, 09:16
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka zbuluar 10 kg drogë të fshehura në një automjet dhe si rezultat ka v...
Aktualitet
25 Prill 2024, 09:07
r.ll
GJKKO
TIRANË- Amnistia që nisi të ekzekutohet sot ka prodhuar pasojat e para negative. Proçesi që është administruar ...