12 Korrik 2024, 11:13
Nga M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 38-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur në flagrancë në fshatin Vukpalaj duke transportuar dy emigrant. Mësohet se 38-vjeçari ka tentuar transportojë 2 emigrantë nga Irani, me qëllim kalimin e kufirit kundrejt parave. Ai u kap duke udhëtuar me makinën e tij tip BMW që u sekuestrua së bashku me 2 celularë në cilësinë e provave materiale.
Njoftimi i policisë:
DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Near”.
U kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, për një rast të tillë, kanë organizuar në bashkëpunim me DVKM Shkodër, operacionin policor të koduar “Near”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
O.S., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
shkodra
Aktualitet
12 Korrik 2024, 10:41
S.B
foto ilustruese
KUKËS- Arrestohen pesë persona dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me pasojë vdekjen e një 24-vje&...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 10:28
S.B
pamje nga ngjarja
LEZHË- Shoqëohet në komisariat dhe ndëshkohet me gjobë një 25-vjeçar në Lezhë. Më...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 10:20
S.B
foto ilustruese
THUMANË- Arrestohet një 35-vjeçar në Krujë. Mësohet se F.D 35 vjeç ka kultivuar kanabis në...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 10:16
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë për dhunë. Mësohet se 41-vjeçari D.A, 55-vjeçari ...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 10:10
S.B
pamje nga protesta e 11 korrikut
TIRANË- Procedohen penalisht tetë persona në Tiranë. Mësohet se këta persona ishin pjes...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 09:57
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Em...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 09:40
M.B
Xhelal Rraja
TIRANA-GJKKO ka lënë në fuqi masën "arrest në burg" për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua më 10 ko...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 09:22
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Një aksident me një të lënduar ka ndodhur në mesnatë në afërsi të...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 09:13
M.B
Mjeti
VLORA- Një 27 vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi bëri kallëzim të rremë pë...
Aktualitet
12 Korrik 2024, 08:51
M.B
Autori dhe viktima
LEZHA- Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin me pagesë Dorjan Keqi, i cili isht...