Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Territor i pastër”/ Asgjësohen 773 bimë narkotike kanabis në Krujë, asnjë i arrestuar (VIDEO)
Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 773 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës.
29 Korrik 2023, 09:02Nga A.B
Asgjesimi
KRUJË- Finalizohet faza e 33-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 773 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet faza e 33-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 773 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.