Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërsa, janë proceduar dy specialistë pyjesh dhe tre kryetarë fshatrash.
SHKODËR- Në qarkun e Shkodrës në kuadër të megaoperacionit "Territor i Pastër" janë asgjësuar mbi 17 mijë bimë dhe fidanë narkotikë kanabis. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 10.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje.
Si rezultat i operacionit në pranga ka rënë 24-vjeçari Klevis Preçi. Ndërsa, janë proceduar dy specialistë pyjesh dhe tre kryetarë fshatrash.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qarku Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat, në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, asgjësuan 11 637 bimë dhe 6832 fidanë narkotikë cannabis sativa, si dhe sekuestruan 10.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje.
Në Vaun e Dejës është kapur në flagrancë, pas një hetimi me metoda proaktive, një 24-vjeçar, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit.
Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes gjetën dhe asgjësuan 300 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të 86 bimëve në këtë zonë, shtetasi K .P., 24 vjeç. Gjithashtu, u identifikua dhe u procedua në gjendje të lirë, autori i dyshuar i një rasti tjetër kultivimi në Vaun e Dejës, shtetasi A. P., 57 vjeç. Më tej, nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e fshatit Mnelë e Madhe, shtetasin Z. B..
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz asgjësuan 6832 fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë dhe 1280 bimë narkotike në proces tharjeje, si dhe sekuestruan 10.5 kg të kësaj lënde narkotike, gjithashtu në proces tharjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. S., kryetar i njësisë administrative Fierzë dhe A. M., specialist pyjesh në këtë njësi.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 4407 bimë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Gj. Gj., kryetar i fshatit Bratosh dhe L. B., specialist pyjesh në këtë fshat.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territoret e njësive administrative Shosh, Pult dhe Postribë, dhe asgjësuan 5650 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa.
Në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të këtyre rasteve.
pamje nga aksidenti MALSIA E MANDHE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Koplik-Bajzë në Malësinë e Mad...
Foto ilustruese TIRANË- Në datën e fundit të çdo muaji, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit...
foto ilustruese ELBASAN- Një sherr mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e thikave dhe grushteve. Mësohet një 36-vje&...
pamje nga arrestimi HIMARË- Pronari dhe shitësi i një tabacchino në Himarë janë arrestuar, pasi akuzohen se shisnin kokain&eu...
foto ilustruese KRUTJE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Krutje. Mësohet se 29-vjeçare pas sherrit me vjehrrin, i k...
pamje nga vendngjarja RINAS- Një punonjës i bagazheve në Rinas është arrestuar pasi akuzohen se vidhnin sende me vlerë n...
pamje nga vendngjarja CËRRIK- Një 67-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi ndez zjarr në fshatin e tij Kamunah d...
viktima POGRADEC- Është publikuar videoja që tregon momentet e fundit të Egli Proga, para se të dhunohej për vdekje nga Deni...
fotot ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pengmarrja në Tiranë, ku Ardit Cara dhe Arjan Dukaj kanë...
pamje nga arrestimi TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi morën peng një 22-vjeçar. Mësohet se pa...