LIVE UPDATES
Aktualitet

Testi “PISA 2025” do të fokusohet në shkencë, vlerësim i ri për gjuhët e huaja

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që punon për të ndërtuar politika për një jetë më të mirë prej më shumë se dy dekadash zhvillon një test global për të vlerësuar njohuritë mesatare të nxënësve në moshën 15 vjeç në rreth 80 vende të botës.

2 Shkurt 2024, 14:42 Nga I.A
Testi “PISA 2025” do të fokusohet në shkencë,
Pisa

TIRANË- Vitin tjetër do të zhvillohet testi Global i arritjeve mësimore “PISA 2025”, i cili do të ndryshojë fokusin e testimit nga matematika dhe leximi tek njohuritë shkencore, të mësuarit në botën digjitale dhe do të ketë një vlerësim të ri për gjuhët e huaja.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që punon për të ndërtuar politika për një jetë më të mirë prej më shumë se dy dekadash zhvillon një test global për të vlerësuar njohuritë mesatare të nxënësve në moshën 15 vjeç në rreth 80 vende të botës.

Shqipëria që është pjesë e këtij testi që nga viti 2000 dhe iu nënshtrua vlerësimit të fundit në vitin 2022. Rezultatet ishin të dobëta duke bërë dy dekada pas. Në matematikë nxënësit shqiptare morën 368 pikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012. Në letërsi morën 358 pikë, 47 më pak se më 2018 dhe 35 më pak se më 2012.

OECD ka shpallur kornizën e testimit PISA 2025, ku do të përfshihet domeni inovativ, të mësuarit në botën digjitale, i cili synon të masë aftësinë e studentëve për t’u përfshirë në të mësuarin e vetë-rregulluar gjatë përdorimit të mjeteve digjitale, teksa PISA 2022 kishte në fokus kryesor testim e njohurive në matematikë.

Vlerësimi PISA 2025 do të masë se sa mirë vendet po i përgatisin studentët e tyre me shkencën dhe se si shkenca prodhon njohuri të besueshme. Kjo është thelbësore për qytetarët që duhet të marrin vendime personale të informuara për fenomene të lidhura me shkencën, si shëndeti dhe mjedisi, për t’u përfshirë në veprime brenda familjeve të tyre, komuniteteve lokale dhe më gjere shoqërisë.

“Është veçanërisht e rëndësishme në shekullin e 21-të kur njerëzimi përballet me një të ardhme të pasigurt, një epokë në të cilën ndikimi njerëzor po ndryshon ndjeshëm sistemet e Tokës”, shprehet OECD në lidhje me PISA 2025.

Testet e mëparshme të PISA-s për vlerësimin e shkencës kanë përpunuar një koncept të “arsimimit shkencor”, ndërsa PISA 2025 kalon në një kornizë më të gjerë. Fokusi i dokumentit është tani në rezultatet e përgjithshme të edukimit shkencor, për të sjellë kuadrin shkencor në përputhje me matematikën dhe lexim.

Shkenca dhe lidhja e saj më mjedisin do të jetë në fokus të testit 2025, por ndërkohë Shqipëria rrezikon të përkeqësojë më tej renditjen pasi, vendi është dobët me edukimin digjital dhe kërkimin shkencor.

Në Shqipëri të mësuarit digjital mungon tërësisht në arsimin para universitar. Klasat digjitale nuk janë funksionale, shkollat nuk kanë tablete, internet dhe për tepër mësuesit nuk janë të aftë për të zhvilluar mësimin me teknologji.

Marrë nga Monitor.al

pisa 2025

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj