LIVE UPDATES
Aktualitet

"Thethi është si një zonë lufte"/ Bardeli: Policia e Shtetit dhe IKMT po shembin çdo gjë! Këta njerëz duan zgjidhje urgjente

Bardeli thekson gjithashtu nevojën për dialog të hapur mes institucioneve dhe komunitetit për të gjetur zgjidhje urgjente.

13 Korrik 2025, 13:50 Nga E. D
"Thethi është si një zonë lufte"/ Bardeli: Policia
Greta Bardeli

THETH- Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka folur rreth situatës së krijuar ditët e fundit në në Theth. Bardeli e ka përshkruar situatën e Thethit si një “zonë lufte” për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

Në një intervistë për Syri Tv, Bardeli tha se përveç shkatërrimit të shtëpive dhe bujtinave, komuniteti lokal po përballet me reprezalje të paprecedenta. Bardeli thekson gjithashtu nevojën për dialog të hapur mes institucioneve dhe komunitetit për të gjetur zgjidhje urgjente.

"Thethi është si një zonë lufte. Këtu, Policia e Shtetit, IKMT, po bën reprezalje, po shemb çdo gjë, çdo  shtëpi, çdo bujtinë. Po merret me komunitetin e kësaj zone. Unë isha këtu dhe isha e pranishme në një takim të banorëve bashkë me ‘fratin’ e zonës, të cilët diskutuan dhe janë vetëm për dialog dhe kërkojnë që institucionet qendrore dhe komuniteti i Thethit të jetë i pranishëm bashkarisht në një tryezë të përbashkët dhe të komunikojnë.

Këta njerëz duan zgjidhje urgjente. Duan të komunikojnë me institucionet e shtetit dhe të ndalet gjithë kjo reprezale që po bëhet këtu në Theth. Është një gjendje e trishtueshme, përveç banorëve të cilët janë të mërzitur për atë që po iu ndodh, por edhe turistët të paktë tashmë që kanë mbetur në këtë zonë, janë dëshmitarët e kësaj reprezalje që po ndodh sot në Theth.

Po e dëmton shumë turizmin. Që nga dita e parë që ka nisur, çdo ditë e më tepër largohen turistët dhe janë bërë gjithë ato anulime. Kam kontaktuar me bujtina të ndryshme dhe kanë thënë që shumë turistë kanë anuluar prenotimet e tyre. Tashmë kjo zonë po shkretohet, po abondonohet nga turistët. Pak më parë më tha një zotëri: Këtu i ka hyrë trishtimi edhe zogjve të malit, jo më turistëve dhe banorëve të zonës dhe shumë e drejtë kjo," tha Greta Bardeli. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

greta bardeli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj