Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Si banor i kësaj zone, gazetar dhe promovues i turizmit malor dhe i pasurive natyrore të Kukësit, shpreh publikisht shqetësimin tim lidhur me këtë aktivitet dhe kërkoj transparencë të plotë nga organizatorët dhe institucionet përgjegjëse.
KUKËS- Në faqen zyrtare të organizatës Enduro Sharri është publikuar një njoftim për zhvillimin e një gare me motorë në Bjeshkët e Pikëlimës, me itinerar nga Kroi i Kinzës, nëpër Qafën e Zbinecit dhe më pas në drejtim të fshatit Bele.
Si banor i kësaj zone, gazetar dhe promovues i turizmit malor dhe i pasurive natyrore të Kukësit, shpreh publikisht shqetësimin tim lidhur me këtë aktivitet dhe kërkoj transparencë të plotë nga organizatorët dhe institucionet përgjegjëse.
Dua të theksoj se ky reagim nuk është kundër sportit të motocross-it apo kundër motoristëve. Përkundrazi, respektoj të gjithë ata që e praktikojnë këtë sport në mënyrë të përgjegjshme. Shqetësimi lidhet me faktin se bëhet fjalë për një aktivitet të organizuar në një zonë të mbrojtur natyrore, për të cilin deri më tani nuk janë bërë publike detaje të rëndësishme që interesojnë komunitetin lokal dhe opinionin publik.
Bjeshkët e Pikëlimës janë pjesë e Parkut Natyror Kombëtar Korab-Koritnik dhe përfaqësojnë një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të Kukësit. Zona karakterizohet nga biodiversitet i pasur, kullota alpine, burime ujore, stane blegtorale dhe peizazhe të veçanta që përbëjnë potencial të rëndësishëm për turizmin e qëndrueshëm.
Gjatë sezonit veror, këto bjeshkë shfrytëzohen nga familje blegtorale që sigurojnë jetesën përmes kullotave alpine. Për këtë arsye, çdo aktivitet me ndikim potencial në mjedis duhet të trajtohet me kujdes maksimal dhe në përputhje me legjislacionin për zonat e mbrojtura.
Përmes kësaj deklarate kërkoj nga organizatorët dhe institucionet kompetente:
Publikimin e itinerarit të plotë të aktivitetit;
Bërjen publike të numrit të pjesëmarrësve dhe mjeteve që do të marrin pjesë;
Publikimin e lejeve dhe autorizimeve të nevojshme;
Paraqitjen e masave konkrete për mbrojtjen e mjedisit;
Informimin paraprak të komunitetit lokal dhe blegtorëve të zonës;
Transparencë të plotë mbi organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit.
Njëkohësisht, u bëj thirrje Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës, Bashkisë Kukës, Prefekturës së Qarkut Kukës, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të verifikojnë nëse ky aktivitet përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe mjedisore të kërkuara për zhvillimin e tij brenda një zone të mbrojtur.
Mbrojtja e natyrës, respektimi i ligjit dhe transparenca institucionale duhet të jenë prioritet për çdo aktivitet që zhvillohet në Parkun Natyror Kombëtar Korab-Koritnik.
Bjeshkët e Pikëlimës janë një pasuri e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe duhet të ruhen me përgjegjësi për brezat e ardhshëm.
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dor&e...
Foto ilustruse TIRANË- Lëvizje të rëndësishme, të cilat kanë prekur komisariatet më të rëndësishme t...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në Tiranë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetar&e...
TIRANË- Aktivisti Arben Kola, ka marrë fjalën për t’i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministr...
Pamje TIRANË- Aktivistja Luçiana Kokaj ka deklaruar se shqiptarë nga Anglia, nga Franca, Belgjika e Gjermania, janë nisur pë...
Pamje TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit ...
Pamje TIRANË- Një protestuesi i cili ka marrë pjesë protestën e ditës së sotme, tha punonjësit e administrat&e...
Pamje TIRANË- Një protestues i cili mori pjesë në porotestën e ditës së sotme tha se vendi është në nj&eu...
pamje nga protesta TIRANË- Fjalimi i një të reje, e cila kishte udhëtuar posaçërisht nga Londra për t'iu bashkuar...
Pamje TIRANË- Një protestuesi i cili ka marrë pjesë protestën e ditës së sotme, tha se protestuesit duhet të ndrysh...