LIVE UPDATES
Aktualitet

TIRANË/ Ishte kthyer në makthin e bizneseve në kryeqytet, arrestohet 'hajduti serial', autor i dhjetëra vjedhjeve

Ai u arrestua nga policia në flagrancë në kuadër të operacionit “Break” pasi përmes kamerave të sigurisë u identifikua se në datën 19 qershor të këtij viti theu xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos” në Tiranë dhe vodhi një aparat celular dhe një shumë parash. 

20 Korrik 2022, 15:46 Nga e.k
TIRANË/ Ishte kthyer në makthin e bizneseve në kryeqytet,
Klaudio Metaj

TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se autor i dyshuar i më shumë se 8 vjedhjeve në kryeqytet. Klaudio Metaj siç duket edhe ne videon e shpërndarë nga blutë e kryeqytetit fillimisht thyen xhamin e derës së dyqanit celular me një gur të madh dhe më pas pa humbur kohë sulet në drejtim të vendit ku mbahen paratë e xhiros ditore.

Mban një kapele në kokë për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe çantë marsup. Mbush xhepat me para dhe më pas largohet, në kërkim të një tjetër dyqani. Të njëjten teknikë ai e përdor dhe në vjedhje të tjera që kryen.

Ai u arrestua nga policia në flagrancë në kuadër të operacionit “Break” pasi përmes kamerave të sigurisë u identifikua se në datën 19 qershor të këtij viti theu xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos” në Tiranë dhe vodhi një aparat celular dhe një shumë parash. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Break”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjes me thyerje të një aparati celular dhe të një shume parash, në një dyqan.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 7 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për deklaratë të rreme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Break”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

- K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Shkatërrimi i pronës", i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 19.07.2022, pasi ka thyer xhamin e një dyqani në rrugën "Eshref Frashëri", ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi K. M., gjatë 2 javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në disa subjekte të ndryshme.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i 7 ngjarjeve, konkretisht:

*Më datë 07.07.2022, në bulevardin "Bajram Curri", dyshohet se ka vjedhur me thyerje në një biznes;

*Më datë 08.07.2022, në rrugën "Ibrahim Rugova", dyshohet se, në një subjekt, ka vjedhur një aparat celular në pronësi të shtetasit B. H.;

*Më datë 13.07.2022, në rrugën "Myslym Shyri", dyshohet se, në një dyqan syzesh, ka vjedhur me thyerje disa palë syze;

*Më datë 14.07.2022, në rrugën "Vaso Pasha", dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Po me datë 14.07.2022, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur disa veshje;

*Më datë 15.07.2022, në "Don Bosko", dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Më datë 17.07.2022, në rrugën “Muzakët”, dyshohet se, pasi ka thyer xhamin, ka tentuar të vjedhë në një biznes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklarate e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, shtetasit A. C., 33 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane klaudio metaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj