Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas informacioneve të DSIK-së, Ilir Toska ishte i përfshirë në korrupsion më herët dhe se ai gjendej në kushtet e papërshtatshmërisë për të qenë gjyqtar, si një individ i prirur për përfshirje në paligjshmëri.
TIRANË- Gjyqtari Ilir Toska është një rast i rrallë, në mos i vetmi, kur strukturat e Vetingut kanë kryer konfirmimin në detyrë, edhe pse institucionet e specializuara kanë këmbëngulur, jo njëherë, por plot dy herë për papërshtatshmërinë e tij për vijimin e detyrës.
Në morinë e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) gjenden raste kur, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar fillimisht papërshtatshmërinë e ndonjë magjistrati dhe, më tej, pas kërkesës për rishikim të trupës së Vetingut, kanë rivlerësuar situaën dhe kanë arritur në konkluzionin se gjyqtari apo prokurori ishte i përshtatshëm.
Por, në rastin e gjyqtarit Ilir Toska, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ishte e bindur se ai nuk mund të vijonte detyrën. Sipas informacioneve të DSIK-së, Ilir Toska ishte i përfshirë në korrupsion më herët dhe se ai gjendej në kushtet e papërshtatshmërisë për të qenë gjyqtar, si një individ i prirur për përfshirje në paligjshmëri.
Megjithatë, trupa e Vetingut, e përbërë nga kryesuese Etleda Çiftja, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, në 21 qershor 2018 vendosën në unanimitet të konfirmojnë në detyrë Ilir Toskën, një vendim i marrë me urgjencë, vetëm një ditë pasi kishin zhvilluar seancën dëgjimore
Jo vetëm kaq. Por, as Komisioneri Publik dhe as vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nuk e panë të arsyeshme që të apelonin vendimin e konfirmimit në detyrë për Ilir Toskën, pavarësisht dyshimeve të forta institucionale për përfshirje në korrupsion.
Vendimi pozitiv për Ilir Toskën u denoncua në atë kohë edhe nga Partia Demokratike. Por, askush nuk lëvizi gishtin.
Toska, në atë kohë gjyqtar në Apelin e Tiranës, duket se ishte piketuar që herët për ngritje në karrierë. Në Shtator 2022, ai emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e kandidatëve që aplikuan në Gjykatën e Lartë. Tashmë, Ilir Toska duket se do të jetë kandidati potencial për të pasuar Holta Zaçajnn ë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithëse ndaj tij qëndrojnë dyshimet e forta për përfshirje në korrupsion.
Vetingu i cunguar
Ilir Toska u përfshi në procesin e Vetingut në mesin e vitit 2018 si gjyqtar në Apelin e Tiranës, si edhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Seanca dëgjimore ndaj tij u zhvillua në datë 20 qershor 2018. Gjatë seancës, u konstatua ndër të tjera se DSIK-ja, një strukturë ndihmëse e Vetingut, kishte konstatuar papërshtatshmërinë e Ilir Toskës për të vijuar detyrën.
“Subjekti i rivlerësimit, me detyrë kryetar i inspektimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, dyshohet të jetë përfshirë në një rast korrupsioni pasiv, që lidhet me dhënien e mitës nga një gjyqtar për dy inspektorë të KLD-së, njëri prej të cilëve është subjekti i rivlerësimit, z. Ilir Toska. Mita u dha me ndërmjetësimin e një punonjësi të Ministrisë së Rendit Publik. Në atë periudhë, inspektorët e KLD-së ishin të ngarkuar për kontrollin e një çështjeje civile të gjykuar nga gjyqtari mitëdhënës. Sa më sipër, Grupi i Punës i DSIK-së konstaton papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës së subjektit të rivlerësimit, z. Ilir Dh.Toska, thuhet ndër të tjera në shkresën që DSIK i kishte drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupa e Vetingut, pasi kreu disa verifikime mbi informacionin e marrë në dorëzim, kërkoi nga DSIK-ja që të rishikonte edhe njëherë të dhënat për Ilir Toskën.
DSIK-ja iu përgjigj shkresës së KPK-së në datën 10.4.2018. Në këtë shkresë, DSIK sqaronte se “nga verifikimi i kryer pas kërkesës së KPK-së për rishikimin e raportit, pas verifikimit shtesë të bërë, rikonfirmon konstatimin për papërshtatshmërinë e ushtrimit të detyrës për subjektin e rivlerësimit (Ilir Toska), duke marrë për bazë vetëm informacionin që ajo dispononte për përfshirjen e këtij gjyqtari në veprime korruptive dhe duke vlerësuar se koncepti thelbësor përcaktues i integritetit profesional të subjektit të rivlerësimit është sistemi i vlerave që tregon për pastërtinë e figures së gjithsecilit prej tyre.
Pra, duket qartësisht që DSIK-ja ishte e bindur për përfshirjen e Ilir Toskës në korrupsion. Por, Komisioni i Vetingut e pa shumë më ndryshe situatën, duke zbutur në maksimum gjetjet për korrupsion dhe vendosi konfirmimin në detyrë të Ilir Toskës. Një konfirmim, i cili për shkak të pasivitetit të Komisionerit Publik dhe vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, nuk iu nënshtrua kontrollit nga shkalla e dytë e Vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).
Alibeaj: Rasti i Toskës i hoqi maskën Ramës
Partia Demokratike në opozitë ka reaguar menjëherë pas konfirmimit në detyrë të Ilir Toskës, duke denoncuar se rasti i këtij gjyqtari konfirmon se kryeministrit Edi Rama po i bie maska si reformator i sistemit të drejtësisë.
Në 27 korrik të vitit 2018, ditën kur u publikua vendimi i zbardhur për konfirmimin në detyrë të Ilir Toskës, Partia Demokratike, nëpërmjet anëtarit të kryesisë së asaj kohe, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se: Partia Demokratike tregoi me fakte, bazuar në raportin zyrtar të shërbimeve inteligjente sesi organet e vettingut po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive. Gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhej shkarkuar nga organet e vettingut. Ky fakt tregon se organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhrave të Edi Ramës, i cili hesht dhe fshihet përballë provave të qarta që zbulojnë çdo ditë projektin mafioz të tij për kapjen e drejtësisë nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
Sipas Alibeajt, Në 10 Prill 2018 institucionet përgjegjëse i kanë përsëritur organeve të vettingut papërshtatshmërinë e gjyqtarit Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në raportin zyrtar, institucionet që verifikojnë pastërtinë e figurës, i kujtojnë organeve të vettingut se përfshirja e këtij gjyqtari në veprime korruptive është përcaktues i integritetit profesional të tij dhe që tregon për pastërtinë e figurës së çdo gjyqtari dhe prokurori.
Përtej fakteve të bëra publike, Ilir Toska, jo vetëm që u emërua anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor në fund të vitit 2018, por ai, pas përfundimit të atij mandate, u emërua edhe gjyqtar kushtetues.
Ndërkohë, Partia Demokratike po e ritrajton sërish denoncimin e dikurshëm të Alibeajt, për të bërë transparencë të plot mbi faktet dhe detajet që lidhen me figurën, por edhe pasurinë e gjyqtarit kushtetues, Ilir Toska.
Metalurgët BURREL- Dhjetra metalurg të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan sot një protestë ndaj...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 34-vjeçari në Shkodër. Viktim&...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Në li...
pamje nga operacioni TIRANË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë të finalizuar sot në Tiranë dhe hetimet e të...
Shkoder SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Një i ri mësoh...
Foto ilustruese SHKODRA- Forcat RENEA kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit në Shkodër për të nisur n...
Foto ilustruese SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat në Shkodër. Raportohet se nga ng...
konferenca TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi përmes një konference për media ka dhënë detaj...
Foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Nga të shtënat dysh...
foto ilustruese TIRANË- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte bashkëpunëtor për vjedhjen...