LIVE UPDATES
Aktualitet

Trajnimet kanë humbur funksionin, duhen investime në laboratorë dhe teknologji

Problemi më i madh që ka humbur cilësia është humbja e cilësisë në të gjithë zinxhirin arsimor, AMU, AML dhe iAL.

8 Shtator 2024, 07:31 Nga r.ll
Trajnimet kanë humbur funksionin, duhen investime në laboratorë
foto ilustruese

TIRANË- Arsimi momentalisht është në një kaos total. Ata që nuk e pranojnë, dhe refuzojnë ta shikojnë kështu, dhe ta shfaqin publikisht këtë kaos arsimor, ata janë dashakeqës.

Të jesh realist, sidomos kur nuk do të thotë:

– Të mos e duash vendin tënd;

– Të mos e duash arsimin;

– Të mos e duash zhvillimin e të rinjve.

Përkundrazi, të jesh realist dhe ta shikosh realitetin në sy, kur sot vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë që ky realitet të ketë zërin kritik të të gjithëve, do të thotë ta duash vendin tënd, ta duash zhvillimin e arsimit në funksion të zhvillimit të shoqërisë, ta duash zhvillimin e arsimit në funksion të zhvillimit të vendit nëpërmjet ideve dhe pjesëmarrjes së brezave të rinj.

Udhëzimi nr.16, datë 22.07.2024, “për organizimin dhe funksionimin e sistemit të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve arsimor”, për ta përfshirë me pak fjalë: Është një udhëzim që nuk ka ndonjë gjë të re. Mësuesit gjithnjë janë trajnuar, në tema të ndryshme.

Madje shpesh mësuesit që kanë mbi 10 vite në arsim, i shohin trajnimet si një humbje kohe, sepse pothuajse janë të njëjtat tema. Numri i krediteve, në besimin tim, nuk e rrit cilësinë në arsim. Thjesht ky udhëzim mendoj se po kërkon dixhitalizimin e dokumenteve të mësuesve dhe ndjekje dixhitale të tyre. Kaq.

Problemi më i madh që ka humbur cilësia është humbja e cilësisë në të gjithë zinxhirin arsimor, AMU, AML dhe iAL.

Kjo për shumë faktorë politiko – socio – ekonomikë.

Për sa i përket arsimit AMU – AML mendoj se problematikat kryesore dhe që implementimi real i tyre do sjellë një arsim cilësor janë si vijojnë më poshtë:

– Mjetet mësimore, për laboratorë të fushës natyrore dhe fushës shoqërore;

– Identifikimi real dhe puna reale me talentet (krijimi i klasave të talenteve);

– Kushtet e mjedisi ku zhvillohet mësimi;

– Përdorimi i teknologjisë në shkolla;

– Investimi (me para) i projekteve nga shteti, ku çdo shkollë të realizojë një projekt me nxënësit, me të gjitha etapat e tij, për të gjithë vitin mësimor;

Këto pika për sa i përket përgatitjes shkencore dhe kritike të nxënësve.

– Depolitizimi i punësimeve të mësuesve, si dhe ndikimi politik në punësimet e mësuesve;

– Hartimi i ligjeve ku të shikohet mundësia e depolitizimit të drejtorëve në arsim, në nivele shkolle, ZVA-je dhe DRAP. Edhe kjo është një nevojë emergjente dhe jetike për arsimin.

Ky depolitizim nuk mund të justifikohet me shkollën e drejtorëve. Sepse atë shkollë e ndjekin drejtorë që kanë thyer ligjet me dhjetëra apo qindra herë, dhe që për mendimin tim, çdo drejtor që aplikon në atë shkollë duhet të hetohet imtësisht, dhe pastaj të pranohet në atë shkollë;

– Forcimi i marrëdhënieve komunitet – mësues – nxënës. Kjo të realizohet nëpërmjet disa temave gjatë vitit. Këto tema të jenë të realizueshme vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes së komunitetit. Këto tema të përfshijnë fusha të ndryshme natyrore dhe shoqërore;

– Forcimi i rolit të mësuesit, ku mësuesi të ketë të drejtë reaguese të argumentuar, në çdo lloj mënyre, për probleme të ndryshme, sidomos kur ato probleme lidhen me çështje të pikës 1- Rritja e pagës së mësuesve 1000 euro minimalja, sepse kjo rrit konkuerencën, ul sadopak emigracionin etj.

Këto janë çështje, të cilat prishin shtëpinë arsimore pa themele dhe pa cilësi, dhe ndërtojnë një shtëpi arsimore cilësore me themele. Pas zgjidhjes së këtyre problemeve, mund të aplikohen udhëzime si ai nr.16., përndryshe është farsa e radhës që i bëhet me vetëdije arsimit cilësor./MONITOR

laboratoret ne shqiperi arsimi ne vend

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Shtator 2024, 07:30 r.ll

Qeveri ulu: 4!

foto ilustruese TIRANË- Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj