LIVE UPDATES
Aktualitet

Strehonte emigrantë të paligjshëm në hotel, arrestohet pronari, në hetim menaxheri

Është vënë në pranga Sabah Jemishta, pasi strehonte në hotel 14 emigrantë të paligjshëm në hotelin e tij. 

10 Qershor 2022, 10:11 Nga A.B
Strehonte emigrantë të paligjshëm në hotel, arrestohet
Policia Tirane

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 2 raste të transportit të emigrantëve të paligjshëm. Falë operacioneve të koduara "Camouflage 9" dhe "Camouflage 10”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, u vunë në pranga 2 persona. 

Është vënë në pranga Sabah Jemishta, pasi strehonte në hotel 14 emigrantë të paligjshëm në hotelin e tij. Nën hetim është vënë edhe menaxheri i hotelit që ndodhej në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Policia njofton se po ashtu, në pranga ka përfunduar Alfred Thepi pasi po transportonte 4 emigrantë. Ky person, tentoi që të arratisej e gjatë kësaj kohe përplasi 2 mjete.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohen, gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione policore, të koduara "Camouflage 9" dhe "Camouflage 10”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Vorë. Gjatë operacionit policor të koduar "Camouflage 9" u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u procedua penalisht 1 tjetër, të cilët strehonin 14 emigrantët, në ambientet e një hoteli, dhe më pas i ndihmonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit policor të koduar "Camouflage 10", u arrestua në flagrancë 1 shtetas që ndihmonte 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 18 emigrantët e paligjshëm. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara "Camouflage 9" dhe "Camouflage 10".

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Camouflage 9” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- S. J., 60 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe "Fshehja e të ardhurave" (pronar i një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës).
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi V. H., 56 vjeç, banues në Tiranë (menaxher në hotel).
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, strehonin emigrantë të paligjshëm në ambientet e hotelit të shtetasit S. J., kundrejt shpërblimit monetar, dhe më pas kryenin transportin e tyre për në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
---Në kuadër të operacionit policor të koduar "Camouflage 10" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. Th., 23 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik". Ky shtetas ka precedentë të mëparshëm për vepra penale në fushën e kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe për disa vepra të tjera penale.
Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip "Benz". Gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur një automjet të parkuar dhe një automjet në lëvizje.Në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Th. dhe pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi A. Th. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Saranda drejt pikave të kalimit kufitar në Shkodër.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë 18 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj