Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga ky operacion janë sekuestruar 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.
VLORË-Një operacion antidrogë është finalizuar në Vlorë. Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga 2 persona. Policia bën me dije se të arrestuarit janë Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj.
Ata tranportonin sasi të të lëndëve narkotike në Vlorë për t’ua shitur të tjerëvë që i shpërndanin në doza. Nga ky operacion janë sekuestruar 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro. Policia ka kryer kontroll në banesën e Jaupajt në Fier ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, me mbështetjen e inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “VORTEX”. Transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar, pas 4 javësh hetime, operacionin policor të koduar “VORTEX”.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit V. J., 53 vjeç, dhe K. M., 37 vjeç, të dy banues në Fier. Në fshatin Novoselë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. J. dhe pasagjer shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se po transportohej në qytetin e Vlorës, për t’u shitur.
Në vijim të veprimeve, strukturat e DVP Vlorë mbështetur dhe nga shërbimet e DVP Fier, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit V. J., në Fier, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdhaja në Fier, e transportonin atë drejt Vlorës, ku më pas ua shitnin shtetasve të tjerë, të cilët e shpërndanin në doza.
Lënda narkotike, së bashku me 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Kukës KUKËS- Vendi ynë është përfshirë që ditën e djeshme nga moti i keq. Reshjet e dendura shiu "pushtua...
DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë 2...
spak TIRANË- Aranita Brahaj, drejtoresha ekzekutive e Open Data Albania është shprehur se ndihma e SHBA për SPAK ishte dhënë...
pamje nga homazhet TIRANË- Ditën e sotme do të kryhet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit t&...
foto ilustruese TIRANË- Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbetet problem stoku i apartamenteve të p...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria u rendit në vendin e katërt në Europë, pas Estonisë, Finlandës dhe Italis&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotë...
Ëngjell Cani TIRANË - Ëngjëll Cani, babai i 14-vjeçarit që mbeti i vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij ...
Foto nga emisioni TIRANA- Babai i 14-vjeçarit Martin Canit që humbi jetën në afërsi të shkollës “Fan Noli&r...
Foto ilustruese TIRANË - Një incident është regjistruar këtë të mërkurë me një avion të linjës ...