23 Janar 2023, 11:36
Nga A.B
Arrestim
KORÇË- Arrestohet Artur Kaçani. 61-vjeçari është vënë në pranga pas finalizimit të operacionit të koduar 'Midnight 5'.
Policia ndaloi Kaçanin teksa ishte duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në qytetin e Bilishtit, Devoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm të cilët 61-vjeçari do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se ky person, po e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Kaçani do të hetohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Midnight 5". Transportonte kundrejt fitimit, 6 emigrantë të paligjshëm, me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 5”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 61 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe më pas ndalimin e automjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin A. K., në qytetin e Bilishtit, Devoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm të cilët 61-vjeçari do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.”
operacioni \'midnight 5\' artur kacani
Aktualitet
23 Janar 2023, 11:31
A.B
Alban Sekja
SHKODËR- Drejtor i Bujqësisë në bashkinë e Shkodrës, Alban Sekja ka bërë të ditur se dëm...
Aktualitet
23 Janar 2023, 11:22
f.g
Pamje nga trafiku
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video nga zona e Astirit në kryeqytet. Në ...
Aktualitet
23 Janar 2023, 11:28
k.m.
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Në fshatin Kutë të Mallakastrës ka ndërprerje të energjisë elektrike pas reshjeve...
Aktualitet
23 Janar 2023, 11:27
A.B
Debore
TIRANË- Dëbora ka arritur mbi 1 metër në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve. Në këtë aks &...
Aktualitet
23 Janar 2023, 11:21
k.m.
Shëtitorja e Kunës
SHËNGJIN- Edhe pse u ndërtua vetëm 2 vjet më parë, shëtitorja e Kunës në Shëngjin...
Aktualitet
23 Janar 2023, 11:19
A.B
Moti
TIRANË- Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së sotme. Sipas meteorologes Lajda Porja, këto reshje ...
Aktualitet
23 Janar 2023, 10:53
A.B
Artan Lame
TIRANË- Kreu i Kadastrës Shtetërore Artan Lame iu është drejtuar me një thirrje presidentit Bajram Begaj që t...
Aktualitet
23 Janar 2023, 10:45
A.B
Artan Lame
TIRANË- Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame zhvilloi ditën e sotme një konferencë ...
Aktualitet
23 Janar 2023, 10:39
A.B
Elion Shala
ITALI- 15-vjeçari shqiptar i quajtur Elion Shala, i lindur dhe rritur në Itali, humbi jetën ditën e djeshme pasi u godit ...
Aktualitet
23 Janar 2023, 10:34
A.B
Debore
KORÇË- Reshjet e shiut dhe të borës kanë qënë prezente në qarkun e Korçë gjatë gjith...