All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Tre zëra, një qytet: Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe Anila Basha nderohen me çmimin "Kadare" në zemrën e Gjirokastrës

Ishte një mbrëmje ku guri i qytetit të vjetër, në heshtjen e tij shekullore, u bë dëshmitar që përshkonte tejpërtej zemrat e të pranishmëve.

21 Shtator 2024, 10:24 Nga r.ll
Tre zëra, një qytet: Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe
pamje nga ceremonia e dhenies se cmimi
All - Paragraf - 1

GJIROKASTËR- E premtja e 20 shtatorit është një ditë që do të mbetet e skalitur në kujtesën e qytetit të Gjirokastrës e veçanërisht të Dhurata Lazos, Aleksandër Çipës dhe Anila Bashës, të cilët u nderuan me çmimin "Kadare". Për herë të parë jepej ky vlerësim pikërisht për kontributin përmes punës së tyre për promovimin e vlerave të Gjirokastrës.

Ishte një mbrëmje ku guri i qytetit të vjetër, në heshtjen e tij shekullore, u bë dëshmitar që përshkonte tejpërtej zemrat e të pranishmëve.

Emocionet ishin të pashmangshme, veçanërisht për pianisten Dhurata Lazo që ishte kthyer në vendlindje e vërente plot admirim në sallë mësueset e saj të para. Lumturia ishte ulur këmbëkryq në mes të sallës të teatrit "Zihni Sako" dhe ishte gati të luante melodinë më të bukur të jetës. E për ta konkretizuar, koncerti recital "Gjirokastra dashuria ime" ishte "qershia mbi tortë" nga ajo, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme.

Tre zëra, një qytet: Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe
dhurata lazo

"Jam e emocionuar për këtë pritje të jashtëzakonshme. E nderuar të marr këtë çmim të madh të këtij emri të madh në qytetin tim. Kam emocione të mëdha. Kam performuar në skena ndërkombëtare dhe të tilla emocione nuk i kam pasur më parë. Në Gjermani ku jetoj po marr këtë copëz gjirokastrite dhe do ta mbaj me vete sepse jam shumë krenare që jam gjirokastrite", u shpreh ajo duke i dhënë më shumë ton ngjyrues emocioneve të veta.

Antigonea me legjendat dhe misteret e saj e kodrat e Gjirokastrës, mbushur me histori formuan sfondin e kësaj ngjarje të veçantë duke lartësuar tre figura me kontribut të çmuar në shoqërinë shqiptare.

Aleksandër Çipa, një zë i fuqishëm i gazetarisë që mbart brenda tij fjalën e drejtë dhe të vërtetë, i njeh kontribute qytetit që e rriti, me kulturën e ka në gjenezë që me Musinë Kokalarin. I mësuar nga kualifikimet e tij, por dhe shkolla e jetës, Çipa i shprehu mirënjohje qytetit të gurtë.

Tre zëra, një qytet: Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe
aleksander cipa

"Ky është një çmim që e konsideroj një nderim të madh nga qyteti im, por shndërrohet për mua në një detyrim për të qenë përherë shërbëtor i promovimit të kulturës, trashëgimisë dhe veçanërisht turizmit të Gjirokastrës. Është vlerësim nga qyteti ku unë u rrita dhe prej të cilit mishërova konceptin se është e rëndësishme vendlindja, por rëndësi themelore ka dhe vendrritja", u shpreh Çipa ndërsa në duar mbante çmimin e tij.

Anila Basha, me një përulësi të thellë, pranoi çmimin "Kadare" sigurisht mes emocioneve dhe privilegjit, duke theksuar një ndjenjë të madhe përgjegjësie, pavarësisht se nuk është nga Gjirokastra. Ajo përforcoi misionin e saj si gazetare duke premtuar se do të vazhdojë të jetë një zë që ndërton ura mes njerëzve. E në fund të fundit, ky është dhe misioni i medias, për të shërbyer si një forcë që sjell ndriçim dhe mirëkuptim në mendjen njerëzore.

Falënderimi i saj ishte një homazh i sinqertë, duke dëshmuar përkushtimin e vet për të mbajtur gjallë angazhimin e madh në një botë që ka nevojë për më shumë ndjenjë njerëzore.

Tre zëra, një qytet: Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe
anila basha

"Unë thashë se dhe pse s'jam gjirokastrite, e shoh me shumë përgjegjësi këtë çmim me emër të madh. Jetojmë në një shoqëri ku polarizimi i skajshëm nuk na ka lënë të shohim më të mirën te njëri-tjetri, dashurinë, empatinë dhe respektin. Por, veç gjithë të tjerave dhe ky duhet të jetë mision i medias dhe unë do të vazhdoj ta bëj. Faleminderit Gjirokastra", u shpreh Basha.

Kjo mbrëmje e organizuar nga kryetari Flamur Golemi i Bashkisë Gjirokastër dhe qendrës "Antigonea" ishte e gjitha për t'u shijuar. "Kadare" nuk është thjesht një trofe. Por, është një çmim mirënjohje, është dashuri për një qytet që flet përmes çdo guri, rrugice dhe çdo kujtimi të ruajtur me aq përkushtim. E në këtë mënyrë, u duk se me nderimin e këtyre tre figurave me kontribut në Shqipëri, Gjirokastra "mori" frymë fort, duke u ndjerë e mbrojtur nga bijtë dhe bijat e saj më të mira.

dhurata lazo aleksander cipa anila basha cmimi kadare gjirokaster


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj