LIVE UPDATES
Aktualitet

Trefishoi çmimet e parkingut, Autoriteti i Konkurrencës gjobit “STAR Parking”-un e Aeroportit të Rinasit

Autoriteti i Konkurrencës evidentoi se Star Parking ka përcaktuar kushte të pabarabarta në kontratat e qerasë të lidhura me ndërmarrjet të cilat operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve me autobus nga Aeroporti i Tiranës.

10 Nëntor 2022, 17:14 Nga A.B
Trefishoi çmimet e parkingut, Autoriteti i Konkurrencës gjobit
Parkimi

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës mbylli këtë javë procedurën e hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” dhe gjobiti ndërmarrjen Star Parking Albania në vlerën e 1% të xhiros vjetore ose rreth 1.6 milionë lekë.

Pas verifikimit të dokumentacionit të depozituar nga ndërmarrja Star Parking Albania, Autoriteti i Konkurrencës e vlerësoi këtë dokumentacion si jo të plotë, duke mos pasur informacion thelbësor si për analizën e detajuar për formimin e çmimit të telepasit, kopje të kontratave të lidhura me subjektet që operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve si dhe për çdo subjekt tjetër, për periudhën 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2021, si dhe shpjegimet përkatëse për subjekte të cilave nuk ju është rinovuar kontrata e qerasë për vitin 2022, duke vështirësuar procedurat hetimore.

Trefishoi çmimet e parkingut, Autoriteti i Konkurrencës gjobit

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se angazhimet e depozituara nga ndërmarrja Star Parking Albania SHPK janë të mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e konkurrencës në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të Aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport), duke i përcaktuar këto angazhime si të detyrueshme, në formën e kushteve dhe detyrimeve.

Ndërmarrja Star Parking Albania duhet të hartojë një metodologji për llogaritjen e kostove për formimin e çmimit të telepasit dhe të aplikojë tarifa të orientuara drejt kostos, për ndërmarrjet që pajisen me telepas si dhe për çdo shërbim tjetër.

Gjithashtu, ndërmarrjes Star Parking Albania i është vendosur detyrimi i parashikuar në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht me vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Për përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në vendim ndërmarrja Star Parking Albania do të monitorohet për një periudhë 1 vjeçare.

Në janar të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës hapi hetim të thelluar ndaj kompanisë Star parking Albania, për shkak të dyshimeve të abuzimit me pozitën dominuese në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport).

Ndërmarrja Star Parking Albania, e ofron këtë shërbim mbështetur në një marrëveshje marrëveshjes ekskluzive që ka lidhur me shoqërinë koncesionare TIA.

Përgjatë procedurave të hetimit paraprak të kryera nga Autoriteti i Konkurrencës u konstatua se ndërmarrja Star Parking, në vitin 2020, ka trefishuar çmimin për tarifat e parkimit, duke e argumentuar me rritjen e shpenzimeve të riparimeve dhe të mirëmbajtjes përgjatë atij viti.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës evidenton se Star Parking ka përcaktuar kushte të pabarabarta në kontratat e qerasë të lidhura me ndërmarrjet të cilat operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve me autobus nga Aeroporti i Tiranës.

Koncesioni i Aeroportit të Tiranës ka qenë shpesh objekt i vlerësimeve të Autoritetit të Konkurrencës në dekadën e fundit, të lidhura kryesisht me vetë kompaninë koncesionare TIA, por edhe me kontraktorë të saj, si AIR BP apo, në këtë rast, Star Parking Albania. Ky institucion ka arritur në konkluzionin se tarifat e aplikuara nga kompania koncesionare dhe nënkontraktorët e saj kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kostove të operimit të kompanive ajrore në këtë aeroport./Marre nga MONITOR

autoriteti i konkurrencës star parking albania gjobitet star parking albania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj