LIVE UPDATES
Aktualitet

Tronditën Pogradecin 5 vite më parë duke qëlluar Johan Muçllarin në hotel/ 25 vite burg për 'Koron', 15 për Anterio Kaloshin

Ngjarja që tronditi Pogradecin në kulmin e sezonit turistik, është drejt fundit gjyqësor dhe pritet që pas dhënies së konkluzjoneve të avokatëve mbrojtës të të pandehurve, gjykata të shprehet me vendim për fajësinë apo pafajësinë e personave të proceduar.

6 Nëntor 2025, 13:54 Nga Elton Qyno
Tronditën Pogradecin 5 vite më parë duke qëlluar Johan
foto ilustruese

KORÇË- Prokuroria e Korçës, ka dhënë pretencën për 7 të pandehurit e dosjes penale Nr.252, që bën fjalë për ngjarjen e rëndë të goditjes me armë drejt hotel “Voloreka” në Pogradec, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetëra pushuesve që ndodheshin mbrëmjen e 1 Gushtit 2020 në Hotel si dhe jetën e vetë Johan Muçllarit, djalit të pronarit të hotelit.

Ngjarja që tronditi Pogradecin në kulmin e sezonit turistik, është drejt fundit gjyqësor dhe pritet që pas dhënies së konkluzjoneve të avokatëve mbrojtës të të pandehurve, gjykata të shprehet me vendim për fajësinë apo pafajësinë e personave të proceduar.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se të pandehur për këtë çështja janë marë Meardi Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro” i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për 5 vepra të rënda duke filluar nga “Vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë” e deri tek “Shkatërimi i pronës”.

Ndërsa lista e personave që janë vënë nën akuzë nga prokuroria vijon me Anterio Kaloshin, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe që njihet si krahu i djathtë i Laert Haxhiut.

Të pandehur në këtë dosje janë dhe Ilir Meçolli dhe Mariglen Topozi një personazh me CV të gjerë në kartotekën e policisë së Korçës.

Më konkretisht prokuroria e Korçës, gjatë leximit të pretencën kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 25 vite burgim të Meardi Berberit alias “Koro” për 5 akuza të ndryshme si “Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë” “Mbajtje pa lejë e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa lejë e armëve të ftohta” dhe “Shkatërim i pronës me mjete të tjera”.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim për Anterio Kaloshin, i cili akuzohet për 4 vepra penale. Për Elvir Haxhia, është kërkuar 24 vite burgim, i cili akuzohet për 3 vepra penale.

22 vite burgim u kërkua për Ilir Meçollin, 3 vite burgim për Ardian Xhutin, 3 vite burgim për Mariglen Topuzin dhe 9 vite burgim për Ervin Kalanë.

Sipas dosjes hetimore në datë 1 Gusht 2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Hotel Voloreka", kanë shkuar dy persona me motorr, të cilët kanë tentuar të gjuajnë në drejtim të shtetasit Johan Muaçllari dhe shokëve të tij, ku këta të fundit kanë qenë të ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Gjithashtu, ka rezultuar e provuar se në 8 Gusht 2020, rreth orës 04:40 në vendin e quajtur “Drilon”, pranë Hotel “Voloreka” ka pasur të shtëna me armë, ku në vendngjarje ka pasur mjete të dëmtuara me armë zjarri dhe gjithashtu është qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të Hotel “Voloreka”, konkretisht në pjesën përballë rrugës, ku në katin e IV të godinës është vënë re se është qëlluar në drejtim të njërës prej dhomave, ku rezulton se në këtë ambient qendronte shtetasi Johan Muçllari.

Pretenca e prokurorisë

Meardi Berberi 25 vite burgim për 5 vepra penale
Elvir Haxhia 24 vite burgim për 3 vepra penale
Ilir Meçolli 22 vite burgim për 2 vepra penale
Ardian Xhuti 3 vite burgim për 1 vepër penale
Mariglen Topuzi 3 vite burgim për 1 vepër penale
Anterio Kaloshi 15 vite burgim për 4 vepra penale
Ervin Kalaja 9 vite burgim për 4 vepra penale/Syri.net

anterio kaloshin koron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj