30 Shtator 2025, 14:08
Nga I.A
Takimi
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i shoqëruar nga njësia e Inspektorëve dhe njësia e ndihmësinspektorëve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi rolin e magjistratëve në një shoqëri demokratike dhe funksionin e inspektimeve gjyqësore. Aktiviteti ishte konceptuar si bashkëbisedim me dy magjistratë spanjollë me eksperiencë të gjatë në fushën e inspektimeve dhe çështjeve disiplinore, gjyqtari Juan Martínez Moya, me karrierë 38 vjeçare, anëtar i Gjykatës së Lartë të Spanjës, ish anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Gjyqësorit të Spanjës, ish kryetar i Gjykatës së Lartë të Murcias, kontribues në themelimin e Rrjetit Evropian të Shërbimit të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) dhe hartimin e Kartës Evropiane të Etikës së magjistratëve, si dhe gjyqtari Ricardo Conde Díez, me karrierë 30 vjeçare në sistemin gjyqësor, aktualisht promovues i Akteve Disiplinore në Spanjë.
Në fjalën e tij Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm të ILD-së me RESIJ, pjesë aktive e të cilit ka qenë edhe gjyqtari Moya, me të cilin trupa e inspektimit të ILD-së, do flasë mbi një temë të gjerë, siç është roli i gjyqtarëve edhe në raport me shoqërinë, përmes rasteve praktike nga përvoja e magjistratëve spanjollë.
Metani solli në vëmendje rëndësinë që ILD i kushton në punën e vet, gjetjes së balancës mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut për mënyrën sesi administrohet drejtësia dhe përpjekjet e vazhdueshme për ”gjetjen e mekanizmave për llogaridhënie, jo si mjet kontrolli, por për të mbrojtur integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.”
Gjyqtari Juan Martinez Moya, falenderoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe veçoi bashkëpunimin në kuadër të RESIJ (Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë), ku ILD dallohet si histori suksesi për Rrjetin, pasi nga statusi i vëzhguesit, tashmë është anëtar me të drejta të plota i RESIJ.
Gjyqtari Moya foli për standardet e pavarësisë së gjyqësorit, duke u ndalur tek koncepti i pavarësisë e sundimit të ligjit, arsyet e pavarësisë së magjistratëve, niveli i garantimit të pavarësisë, kushtet e ushtrimit të detyrës, të gjithë dimensione, që shkojnë paralel me llogaridhënien e transparencën, si elementë të domosdoshëm të pavarësisë. Ndërsa gjyqtari Ricardo Conde Díez u ndal në përgjegjësinë disiplinore dhe pavarësinë gjyqësore, dallimin midis inspektimit dhe masave disiplinore, kufizimet në inspektim dhe kontrollin e performancës juridiksionale.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit EU4Justice, i konceptuar si një dialog i hapur dhe konstruktiv, mes ekspertëve spanjollë dhe trupës inspektuese të ILD-së, mbi rolin e gjyqtarëve në një shoqëri demokratike, me një fokus të veçantë në ruajtjen e pavarësisë gjyqësore, sigurimin e llogaridhënies dhe ruajtjen e besimit publik në gjyqësor, inspektimet gjyqësore, si një mekanizëm kyç për të mbrojtur integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.
artur metani juan martinez moya ricardo conde díez
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:04
E.d
Foto ilustruse
VLORË – Policia e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj 27-vjeçarit, i cili hyri ditën e djeshme me forc&...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:02
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 46-vjeçare me emrin Edisnarda Shapka është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi i...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:01
E.d
Foto ilustruse
KAVAJË- Një 48-vjeçar i cili goditi me grusht drejtorin e institcionit të Ujësjellës-Kanalizime, ësht&e...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 13:05
I.A
ISHP
TIRANË- Dorina Toçi është zgjedhur drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Toçi do të zër&...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 11:36
I.A
GJKKO
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhi...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 11:31
I.A
Erion Alibej
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar ditën e sotme vrasjet e Emiljano Ramazanin dhe Regis Run...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 11:14
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Vrasja e një shqiptari në mënyrë barbare ka marrë vëmendjen e mediave belge. Shkak për kët&...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 10:25
I.A
Naureda Llagami
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zgjedhur ditën e sotme Asim Vokshin si anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. N&eu...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 10:16
E.d
Makina e Ilir Locit
TIRANË – Ilir Loci, kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, ka reaguar për mediat d...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 10:15
Elsa Demo
Fatos Lubonja
“Fatosi është instruktori im i minierës”, thotë me gjysmë buzëqeshje Eqeremi, ish-i burgosur politi...