LIVE UPDATES
Politike

Tubimi për Veliajn para GJKKO/ "Një "grusht shteti" kundër grushtit të shtetit!" Meta: U kam bërë thirrje simpatizantëve të mi të mos protestonin para këtij institucioni

Kreu i PL-së thotë se vetë “Ramaforma” ishte një grusht shteti sepse me vendime mbi ligjet dhe Kushtetutën, si edhe me vetting-un e kontrolluar prej tij, Rama e kapi të gjithë sistemin e drejtësisë.

14 Shkurt 2025, 18:26 Nga M.B
Tubimi për Veliajn para GJKKO/ "Një "grusht shteti"
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me tubimin e mbajtur nga mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj para GJKKO-së gjatë kohës kur zhvillohej seanca. Meta thotë se sulmi ndaj GJKKO, një "grusht shteti" kundër grushtit të shtetit. Ai shton se dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe dhunën e orkestruar ndaj GJKKO-së, të urdhëruar, sipas tij drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama. 

Kreu i PL-së thotë se vetë “Ramaforma” ishte një grusht shteti sepse me vendime mbi ligjet dhe Kushtetutën, si edhe me vetting-un e kontrolluar prej tij, Rama e kapi të gjithë sistemin e drejtësisë. Meta thotë se paarësisht reagimit të vonuar të GJKKO-së, pas 48 orësh, kjo ngjarje provon mentalitetin mafioz të Ramës dhe raportin e tij intimidues, shantazhues dhe kërcënues ndaj institucioneve të shtetit edhe vetë drejtësisë së re që ai krijoi.

Ai thekson se Partia e Lirisë jo vetëm që nuk ka organizuar një protestë ndaj GJKKO-së, por ai personalisht u ka bërë thirrje publike anëtarëve dhe simpatizantëve, të mos tuboheshin për asnjë arsye para këtij institucioni, as në shenjë solidariteti me të.

POSTIMI:

Sulmi ndaj GJKKO, një "grusht shteti" kundër grushtit të shtetit

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe dhunën e orkestruar të Narkoshtetit ndaj GJKKO, të urdhëruar drejtpërdrejt nga Kreu i Organizatës, Edi Rama. Rrethimi i GJKKO me policë e nëpunës bashkiakë dhe refuzimi zyrtar i Narkopolicisë për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte një “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit. Vetë “Ramaforma” ishte një grusht shteti sepse me vendime mbi ligjet dhe Kushtetutën, si edhe me vettingun e kontrolluar prej tij, Kreu i Organizatës e kapi të gjithë sistemin e drejtësisë.

Por meqë denoncimet konkrete persistente, kallëzimet penale persistente, protestat dhe presioni persistent i opozitës e arritën një rezultat, atëhere u urdhërua edhe ky “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit që Edi Rama e realizoi po vetë.
Pavarësisht reagimit të vonuar të GJKKO, pas 48 orësh, kjo ngjarje provon mentalitetin mafioz të Kreut të Organizatës dhe raportin e tij intimidues, shantazhues dhe kërcënues ndaj institucioneve të shtetit edhe vetë “Drejtësisë së Re” që ai krijoi.
Distancohem nga të gjithë palo-analistët e financuar me paratë e inceneratorëve që këtë ngjarje kriminale përpiqen ta krahasojnë me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK, ku asnjë anëtar apo simpatizant i saj, në asnjë moment, nuk ka ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe as ka vënë në rrezik jetën e prokurorëve.

U kujtoj se protesta para SPAK është shoqëruar me kallëzimin penal për rrëmbimin tim banditesk nga horra me maska, me armatim të rëndë, pa dokument identifikimi, që nuk më treguan asnjë urdhër ndalimi dhe që më shoqëruan me automjete private, të urdhëruar nga vetë Edi Rama, Altin Dumani dhe McGonigali, që e provoi edhe mosveprimi i SPAK-ut pas këtij kallëzimi ndaj drejtuesve të Narkopolicisë.

Nënvizoj se Partia e Lirisë jo vetëm që nuk ka organizuar një protestë ndaj GJKKO, por ju kujtoj se unë personalisht u kam bërë thirrje publike anëtarëve dhe simpatizantëve, të mos tuboheshin për asnjë arsye para këtij institucioni, as në shenjë solidariteti me mua. Qëndrimet tona ndaj Dumanit nuk kanë të bëjnë me çdo prokuror të SPAK-ut por me shërbimet e tij të neveritshme ndaj Edi Ramës dhe McGonigalit, me proceset politike ndaj drejtuesve të opozitës, me amnistimin publik që i bëri inceneratorit fantazmë të Tiranës, që e cilësoi “krim intelektual”, si dhe për mos vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj mega-afere.

Nënvizoj se çdo arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vetëm rezultat i kallëzimeve penale persistente, i denoncimeve persistente, i protestave publike persistente dhe i këmbënguljes së Partisë së Lirisë dhe opozitës në tërësi. Prandaj duhet vazhduar me denoncimet, kallëzimet penale dhe protestat persistente për të arritur qëllim final, rrëzimin e Narkoshtetit dhe ndëshkimin e merituar të Kreut të Organizatës. Pas 11 Majit, SPAK-u do të vazhdojë të funksionojë dhe do t’i rikthehet misionit të tij, ndërsa Edi Rama nuk do të jetë nevoja të bëjë asnjë ditë paraburgim dhe as të fshehë celularin sepse provat dhe firmat e tij janë publike.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj