Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
INSTAT publikoi të dhënat për muajin e 11 të vitit ku rezulton se jo rezidentët në hotele janë rritur me 49.1% në raport me të njëjtin muaj të vitit paraardhës.
TIRANË- Shifrat e një ecurie të mirë të turizmit në muajin nëntor, që janë konfirmuar paraprakisht nga raportimi i lëvizjes së shtetasve, duket se tashmë mbështeten edhe nga shifrat e raportuara nga strukturat akomoduese. INSTAT publikoi të dhënat për muajin e 11 të vitit ku rezulton se jo rezidentët në hotele janë rritur me 49.1% në raport me të njëjtin muaj të vitit paraardhës. Konkretisht, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 30,8%, në krahasim me Nëntor 2023. Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 2,8%, kurse numri i vizitorëve jo rezidentë është rritur me 52,1%.
Po kështu numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me Nëntor 2023. Numri i net qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 3,3%, numri i net-qëndrimeve nga jo rezidentët është rritur me 54,7%.
“Gjatë muajit Nëntor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 30,8%, krahasuar me Nëntor 2023. Numri i vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 56,7%.
Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 53,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 49,1%.
Në muajin Nëntor 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,8%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8%)” thuhet në publikimin e INSTAT.
INSTAT raportoi se gjatë muajit Nëntor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me muajin Nëntor 2023.
“Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 47,6%.
Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 54,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 50,5%” thuhet në publikim.
Në muajin Nëntor 2024. numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (56.7%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jobregdetare” (63.7%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95.1%).
Norma neto e shfrytëzimit
Gjatë këtij muaji. norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,5%. kundrejt 12,7% që ishte në muajin Nëntor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,8%. kundrejt 16,2% që ishte në muajin Nëntor 2023./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi në vitin 2021, Gjykata e Rreth...
Martin Cani TIRANË - Nëna e Luis Meçes, shoku i 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas konfliktit në shkollë...
Harta TIRANË - Vdekjet nga ndotja e ajrit kanë rënë në Bashkimin Europian, por shkalla e vdekshmërisë ishte më e la...
Foto ilustruese TIRANA- Shifrat e një ecurie të mirë të turizmit në muajin nëntor, që janë konfirmuar paraprakisht ...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në th...
Anastas Janullatos GREQI - Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos vijon të jetë në gjendje të rëndë sh...
Bujar Nasufi TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufit, ndodhur mbrëmjen e 12 Janarit në...
GJKKO TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi ve...
Martin Cani TIRANË - Babai i 14-vjeçarit të ndjerë, Martin Cani i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka p&eu...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në autostradën Tir...