LIVE UPDATES
Aktualitet

Kryetari i Unionit Turistik: Nordikët janë tërhequr nga kontratat me garanci, shkak shërbimi më i dobët

Pas dy vitesh mungesë, nordikët u kthyen këtë vit në zonën e Golemit, me një numër të konsiderueshëm charterash sipas kontratave me garanci që kishin me strukturat akomoduese.

20 Nëntor 2022, 07:13 Nga A.B
Kryetari i Unionit Turistik: Nordikët janë tërhequr nga kontratat
Bregdet

Flet Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik Shqiptar

Pas dy vitesh mungesë, nordikët u kthyen këtë vit në zonën e Golemit, me një numër të konsiderueshëm charterash sipas kontratave me garanci që kishin me strukturat akomoduese.

Por duket se një pjesë e tyre janë zhgënjyer nga përvoja turistike, duke e vlerësuar vendin tonë nën nivelin 6 sa i takon cilësisë së shërbimit, gjë që ka sjellë tërheqjen e agjencive të huaja në vitin 2023 nga kontratat me garanci.

Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar e cilëson këtë zhvillim aspak pozitiv dhe nënvizon se rënia e shërbimit mund të ketë ardhur edhe si efekt i rritjes së skajshme të kostove në kohën kur kontratat janë lidhur me çmime më të lira.

Po kështu, kërkon që qeveria të reflektojë dhe të alokojë fonde për të përmirësuar zonat që janë destinacione turistike dhe vuajnë nga inertet dhe varrezat e makinave vend e pa vend, si dhe të punohet për të eliminuar trafikun e rënduar.

Cila është arsyeja e tërheqjes së nordikëve nga kontratat me garanci tek allotment?

Përderisa nuk marrin shërbim, normalisht do të kenë edhe një reagim. Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese.

Një tjetër element mendoj se është infrastruktura. Prej disa vitesh, ne i gënjejmë për trafikun, duke u premtuar zgjidhje siç na premtohet dhe nga insitucionet. Kjo nuk po zgjidhet. Rruga dytësore në Golem, sidomos, është problem i madh.

Duhet menduar për një sistemim të plotë të kësaj zone, sepse është plot me inerte, lavazhe, karburante. Kur e sheh, nuk të jep idenë e një destinacioni turistik. Pjesa e hoteleve para është mirë në aspektin vizual, por edhe aty ka zhurma, ndërtime e kantiere në sezon.

Të gjithë këto elemente kanë sjellë për pasojë që  vlerësimi i destinacionit, në këtë rast Shqipërisë nga nordikët, të ishte poshtë nivelit 6.

Cilat mendoni se janë arsyet që kanë sjellë rënie të cilësisë së shërbimit nga strukturat akomoduese?

Një ndër arsyet kryesore mendoj se ka të bëjë me rritjen e kostos dhe mospërballimin e çmimeve për të ofruar shërbim cilësor. Duhet të kemi parasysh që kontratat me garanci shiten një apo dy vite më parë dhe normalisht, gjatë kësaj periudhe, këto çmime ishin shumë më të ulëta sesa çmimet me të cilat u përballëm në vitin 2022.

Sigurisht, një pjesë e hoteleve nuk e kanë përballuar dot këtë rritje, por nuk janë të gjithë. Megjithatë penalizohen të gjithë, sepse vlerësimi bëhet si një destinacion i tërë. Ndaj agjencia “Apollo” që sjell nordikët ka vendosur të kalojë nga kontratat me garanci tek allotment paguaj sa sjell).

Viti tjetër mendoj se do jetë një lloj testi për të parë sesi do të jemi përballë këtij grupi turistik, që është shumë i rëndësishëm.

Çfarë mund të bëjë qeveria për ta ndihmuar sektorin e turizmit në vitin e ardhshëm?

Qeveria e di dhe e pranon që turizmi ka rritje dhe kontribut të madh në ekonomi, ndaj për këtë arsye duhet të angazhohet më seriozisht që të paktën për ato destinacione të konsoliduara, të cilat sjellin të ardhura të sigurta, të bëjë sistemimet e nevojshme.

Për Golemin, si një zonë me rritje të vazhdueshme për turizmin e organizuar, të alokohen fonde, që sistemojnë pamjen e parë të zonës. Le të themi të bëjë një “make up”. Të heqë inertet, varrezat të makinave, të krijojë gjelbërimin e hapësirave aty ku ka mundësi. Duhen pak fonde dhe më shumë vullnet që të rritet vlera.

E kuptoj që për masa të tjera si subvencione nuk kanë në plan të aplikojnë, sepse justifikohen me argumentin që ka rënie të ekonomisë, por të paktën me ato që kanë mundësi të bëjnë diçka.

Ndërkohë, është pozitiv vendimi për aplikimet e hershme për ndarjen e plazheve, duke mos e lënë këtë në prag të sezonit dhe po kështu pozitiv është edhe vendimi për stacionet e akostimit, por mbetet për t’u parë sesi do të funksionojë dhe sa do të realizohet.

Si paraqiten për vitin tjetër tregjet e tjera? Fjala është për ato që vijnë prej  vitesh të organizuar?

Tregu polak dhe ai çek ka rritje edhe në vitin 2022 në raport me vitet e mëparshme, por edhe në parashikimet për vitin tjetër. Kontratat me garanci janë më të larta. Këto tregje janë më të qëndrueshme.

Nga ana tjetër po përpiqemi të sjellim të organizuar dhe me kontrata garancie tregun francez. Tregu spanjoll vjen për herë të parë vitin e ardhshëm me “Melia”-n që ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Në fillim  do të jenë tre charter nga Spanja dhe dy nga Portugalia, pesë në javë në total.

Si ishte gjatë këtij viti  turizmi patriotik, aq i dukshëm në kohën e pandemisë?

Këtë vit ka pasur rënie të konsiderueshme për shkak të hapjes së destinacioneve të tjera.

Një pjesë i janë drejtuar Ulqinit prej ofertave me çmime më të ulëta. Ndikim në tkurrjen e numrave ka dhënë edhe rritja e çmimeve të hoteleve në Shqipëri për rezervimet e minutës së fundit, tipike nga ky grup që njihet si “turizëm patriotik”.

Nëse do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të këtij viti, ju si e cilësoni ecurinë e turizmit?

Në shifra jemi më mirë edhe sesa viti 2019, sepse ndikoi heqja e kufizimeve, në fuqi gjatë pandemisë. Njerëzit ishin të uritur për pushime dhe për të eksploruar. Por një analizë më e hollësishme duhet bërë lidhur me të ardhurat dhe sesa prej tyre kanë mbetur realisht në xhepat e biznesit.

Ka një rritje të madhe të kostove, që vijnë nga energjia si dhe pagat nën presionin e emigracionit. Në total, të ardhurat janë më të larta sesa viti 2019, por fitimi është shumë herë më i ulët. Shumë biznese kanë dalë edhe pa fitim, pasi kishin shitur në avancë me garanci dhe me çmime më të ulëta./MONITOR

det turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj