LIVE UPDATES
Aktualitet

U prangos në Kolumbi/ Florind Rama dyshohet për lidhje me Sinaloan, vrau informatorin serb të policisë gjermane

Rama ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli  si i dyshuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2022 në Marbelja, Spanjë, që përfshinte rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një personi.

10 Prill 2026, 22:12 Nga D.S

 

U prangos në Kolumbi/ Florind Rama dyshohet për lidhje me Sinaloan,
Florind Rama

ITALI- Në Pereira të Kolumbisë, është arrestuar shqiptari Florind Rama, i njohur edhe si Florin Terziu. Rama ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli si i dyshuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2022 në Marbelja, Spanjë, që përfshinte rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një personi.

Gazeta EL TIEMPO raporton se arrestimi ishte rezultat i një ndjekjeje që zgjati rreth 30 ditë. Një ekip i bllokut të kërkimit të Policisë Metropolitane të Pereira-s dokumentoi lëvizjet e tij në zona si Cerritos, Pinares dhe Álamos, ku ai ndryshonte vazhdimisht automjetet dhe rutinat. Ky model sjelljeje ngriti dyshimet e analistëve të inteligjencës.

Kur u ndalua, ai tentoi të identifikohej si shtetas gjerman, por hetuesit kishin tashmë informacion për origjinën e tij shqiptare dhe të kaluarën kriminale në Evropë. U zbulua gjithashtu se përdorte të paktën dy pasaporta për të lëvizur në vende si Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Gjermania dhe Spanja. Emri i tij shfaqet në rrjete kriminale që operojnë në disa vende të kontinentit.

Autoritetet e lidhin atë me struktura kriminale që operojnë në Costa del Sol, një zonë e njohur për praninë e organizatave evropiane të trafikut të drogës.  Rasti për të cilin kërkohej daton më 30 qershor 2022, në lagjen Golden Beach në Marbela, ku u gjet trupi i Aleksandar K., një shtetas serb me shenja torture dhe plagë nga arma e zjarrit. Hetimi i gjykatës çoi në urdhër-arreste të lëshuara në korrik 2022 dhe nëntor 2023.

Sipas dosjeve gjyqësore në Evropë, viktima kishte lidhje me rrjete të trafikut të drogës dhe kishte bashkëpunuar si informator me autoritetet gjermane. Njohuritë e tij mbi rrjetet kriminale në Evropë dhe lidhjet me organizata në Amerikën Latine e bënin një figurë kyçe në këto struktura.

Florind Rama lidhet me organizata kriminale me origjinë ballkanike, përfshirë klane që veprojnë në Mal të Zi, Serbi dhe Kroaci, si dhe kontakte në Gjermani. Autoritetet po hetojnë edhe lidhje të mundshme me rrjete të trafikut të drogës në Amerikë.

Gjatë hetimeve u konstatua se autorët e vrasjes lëviznin me automjete specifike, përfshirë një Porsche Cayenne dhe një Volkswagen, si dhe u gjetën përputhje balistike që lidhin armën e përdorur me krime të tjera në territorin gjerman.

Prania e tij në Pereira, ku përpiqej të fshihej, hapi linja të reja hetimi. Autoritetet po analizojnë lidhjet e mundshme me rrjete lokale të narko-trafikut, përfshirë struktura në Eje Cafetero, si dhe kontakte me organizata ndërkombëtare.

Operacioni u realizua në bashkëpunim mes autoriteteve kolumbiane, Europol-it dhe agjencive të sigurisë të Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën linjë, blloku i kërkimit në Pereira ka arrestuar edhe aktorë të tjerë të ekonomive ilegale, përfshirë alias Cakin.

Florind Rama pritet të përballet me procesin e ekstradimit drejt Evropës, ku kërkohet për vepra si vrasje, ndalim i paligjshëm, armëmbajtje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për aktivitetin e tij në Kolumbi dhe lidhjet e mundshme me rrjete të mëdha narko-trafiku, përfshirë “La Cordillera”, kartelin e Sinaloas dhe Jalisco./Dosja.al

florind rama

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Prill 2026, 21:55 E.d

Vajza që do të lindë sonte!

Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...

Aktualitet 10 Prill 2026, 21:54 E.d

Humbja që na përket të gjithëve!

Foto ilustruse Mirëmbrëma. Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&eu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj