5 Gusht 2025, 10:32
Nga E. D
Flodian Plaku
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas. 42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në një hotel në Orikum. Plakun në dëshminë e tij të dhënë para gjykatës ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarje.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një “Golf” para 10 ditësh prandaj policia erdhi tek unë”, ka thënë ai.
Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili një mase me të butë sigurie por që u refuzua.
Kush është Flodian Plaku
Flodian Plaku dyshohet si një nga tre atentatorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Plaku dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë. 42-vjeçari nga Vlora, mban edhe dy mbiemra të tjerë, Flodian Mamo dhe Flodian Serjani, por që njihej edhe me pseudonimin “Pole Qorri”.
Gjykata e Tiranës me vendimin të datë 26 Korrik 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Nga hetimet e Policisë ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Po sipas hetimeve, policia tha se është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Vrasja e Gentjan Bejtjas
Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.
flodian plaku
Aktualitet
5 Gusht 2025, 10:22
E. D
Pamje nga kamerat e sigurisë
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vendosja me tritol në garazhin e shtetasit Elvis Kosova.&nbs...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 10:18
M.B
Foto ilustruese
DHËRMI- Një 27-vjeçar me inicialet A. Z., është raportuar nga i vëllai 24-vjeç se është la...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 10:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detja të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen në Vaun e Dejës, ku u vra 65-vjeçari Frrok Lles...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 09:43
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Dy raste të paligjshmërive në pikë-kalimet kufitare Qafë Thanë dhe Goricë janë goditu...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 09:12
M.B
Enver Bajraktari
KOSOVA- Personi në foto është Enver Bajraktari i cili dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 08:45
M.B
Pamje nga kamerat e sigurisë
TIRANA- 36-vjeçari Klodian Steli banues në Fushë-Krujë është shpallur në k...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 07:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe ...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 07:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dita e martë pritet të sjellë një kombinim të kushteve të qëndrueshme të motit në...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 22:54
r.ll
MAQEDONI E VERIUT- Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se e ka nisur një hetim l...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 22:48
r.ll
foto të ilustruara
VAU I DEJËS- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 65-vjeçarit, Frrok Lleshaj mbrëmjen e sotm...