20 Tetor 2024, 22:08
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përveç Çyrbjas është vënë në pranga edhe Ahmet Masha i njohur si “Meçe”. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar. Gjithashtu rezulton se Masha është njëkohësisht edhe kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja.
Në dhjetor të vitit 2013 rezulton se ai ka pasur një çështje penale në ngarkim për kontrabandë nafte, bashkë me 8 persona të tjerë. Ahmet Masha, atëkohë 30 vjeç, sipas dosjes hetimore, akuzohej se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës me 3 anije, njëra prej të cilave ishte në pronësi të babait të tij, “Rovato”.
Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës zbuloi asokohe aktivitetin që kryhej nga tre pronarët e peshkarexhave duke u finalizuar me sekuestrimin e 11 automjeteve, 3 mijë litrave naftë, 10 cisternave plastike, si dhe 110 arkave me verë. Gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë. Nga grupi hetimor mësohet se nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexha, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre, 20 mijë litra naftë secila.
Pas kësaj anijet ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe gjatë ditëve që qëndronin aty nafta nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve të ndryshme, të përshtatura me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre, me qëllim shmangien e detyrimit doganor. Më pas karburanti i blerë në Malin e Zi trafikohej në pikat e vogla të shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës.
jurgis çyrbja ahmet masha
Aktualitet
20 Tetor 2024, 21:58
N.F
Makina e turistëve
VAU I DEJËS- Një grup turistësh nga Gjermania janë shpëtuar nga banorët mbrëmjen e sotme në...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 21:20
N.F
Aksidenti
TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka p&e...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 20:56
N.F
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" është shprehur se&nbs...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 20:24
N.F
Aksidenti
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet ...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 17:16
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një 19-vjeçar shqiptar vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimii të riut shqiptar ka ardhur p...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 17:01
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga ditën e djeshme në Xhenova nga autoritete...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 16:35
N.F
Sendet e sekuestruara
SELANIK- Dy persona janë vënë në pranga nga autoritetet greke në Selanik. Mësohet se të arrestuari...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 16:00
N.F
Maratona
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë është zhvilluar eventi sportiv tashmë i përvitshëm "Maratona e T...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 15:49
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në af&eum...
Aktualitet
20 Tetor 2024, 15:37
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një 42-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...