Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U arrestua sot/ Kush është Flobenc Meçja, i njohur nga operacioni 'Plumbi i Artë', Franc Çopja i ofroi 5 mln euro...
Në njoftimin e Policisë, Meçja ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij u cakutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
23 Maj 2025, 12:06Nga I.A
Flobenc Meçja
DURRËS- Flobenc Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë operacionit policor Enigma në Durrës, teksa ndodhej në tavolinë me shumë të kërkuarin tjetër të policisë Xhevdet Plaku. Në njoftimin e Policisë, Meçja ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij u cakutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
Sipas Policisë, gjatë arrestimit iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
Emri i 43-vjeçari nga Shkodra ka dalë fillimisht në operacionin “Plumbi i Artë”. Flobenc Meçja është zbuluar nga disa biseda që ka kryer me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”. Çopja i ofron nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.