LIVE UPDATES
Aktualitet

“U bon 6 rrugë rresht që nuk ecin!" Trafikimi i kokainës nga Amerika Latine, detaje nga dosja hetimore: Plarent Dervishaj kreu i grupit kriminal

Në prill të 2020, ai i konfirmon një prej bashkëbiseduesve dërgimin e një sasie prej 811 copësh si pjesë e dërgesës së parë për llogari të tij, sasi e cila është sekuestruar dhe Dervishaj konfirmon se ishte nisur e kamufluar në paleta druri.

29 Korrik 2025, 16:29 Nga M.B
“U bon 6 rrugë rresht që nuk ecin!" Trafikimi i
Plarent Dervishaj

TIRANA- Të tjera detaje të dosjes së grupit kriminal që trafikoi tonelata kokainë drejt Europës dhe Britanisë së Madhe kanë dalë në dritë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se grupi prej shtatë anëtarësh, 5 prej të cilëve ndodhen në paraburgim, ndërsa dy të tjerë në kërkim ndërkombëtar u zbërthye pasi SPAK arriti të sigurojë komunikimet e tyre në aplikacionin e Koduar Sky ECC.

Bëhet me dije se Plarent Dervishaj, i cili po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj me një të vrarë dhe dy të plagosur, konsiderohet si drejtues i grupit kriminal. Siç rezulton nga mesazhet të shkëmbyera, Dervishaj ka komunikuar në lidhje me aktivitetin e tij kriminal, ku përmend destinacione të ndryshme si Santa Marta, Kolumbi për Antwerp, Belgjikë si dhe për kapjen e një sasie droge nga autoritetet doganore në Spanjë.

Po ashtu ai flet edhe për bashkëpunëtorët e tij. Në prill të 2020, ai i konfirmon një prej bashkëbiseduesve dërgimin e një sasie prej 811 copësh si pjesë e dërgesës së parë për llogari të tij, sasi e cila është sekuestruar dhe Dervishaj konfirmon se ishte nisur e kamufluar në paleta druri.

“U bon 6 rrugë rresht qe nuk ecin. U kapen 4 ton dy dit para i futen gjith anijet në skaner, cdo gjë ishte ok, po fat leshi. Ishte me palet druni”, thotë ndër të tjera ai.

Në një komunikim në mars të 2020 me Artur Hoxhosmani ai konfirmon nisjen e një sasie kokaine prej 300 pakosh. Bisedat mes të dyshuarve vijojnë dhe në disa raste ato kanë shkëmbyer edhe foto të sasive te drogës që kishin nisur nga Ekuadori apo Kolumbia drejt porteve të Europës.

Disa ditë më parë Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. 

Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021.

Bëhet me dije se lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës. Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestrua para cash, automjete, ora dhe bizhuteri luksoze, armë zjarri, telefona celularë dhe dokumente financiare e karta bankare.

plarent dervishaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj